Aktualitet

‘Motra Tone’/ Piktura e mjeshtrit Kolë Idromeno përjetësohet në Shkodër pa kryqin e saj, piktori: Puna e papërfunduar

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka promovuar muralen përmes rrjeteve sociale, por kritikët thonë se ajo paraqet ndryshime të qëllimshme krahasuar me veprën origjinale të vitit 1883.

23 Nëntor 2024, 20:33 Nga I.A
‘Motra Tone’/ Piktura e mjeshtrit Kolë Idromeno
Motra Tane

SHKODËR- Një murale e re e bazuar në pikturën ikonike “Motra Tone” të Kolë Idromenos ka ngjallur debate të ashpra në Shkodër. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka promovuar muralen përmes rrjeteve sociale, por kritikët thonë se ajo paraqet ndryshime të qëllimshme krahasuar me veprën origjinale të vitit 1883.

Në pikturën origjinale të mjeshtrit Idromeno, Motra Tone paraqitet me një medaljon ku në qendër ndodhet një kryq, një simbolikë e fortë kulturore dhe fetare. Në muralen e promovuar nga Beci, ky element është zhdukur, duke u zëvendësuar me një medaljon të stilit modern, çka ka ngjallur reagime të ashpra. Kritikët e konsiderojnë këtë si një akt që deformon trashëgiminë artistike të Shkodrës dhe të Shqipërisë.

Artdashësit dhe qytetarët e Shkodrës e kanë cilësuar këtë ndryshim si një ndërhyrje të papranueshme në një vepër të shenjtë të kulturës shqiptare. Ata pyesin se çfarë do të ndodhte nëse dikush do të guxonte të ndryshonte detaje të veprave të mjeshtërve si Mikelanxhelo apo Monet.

Për disa, ky veprim simbolizon mungesën e respektit për historinë dhe kulturën e Shkodrës nga një kryetar bashkie që vjen nga jashtë qytetit. Ata kërkojnë reagim të menjëhershëm nga artistët dhe opinionin publik për të mbrojtur veprat origjinale të Kolë Idromenos, një prej personaliteteve më të shquara të artit shqiptar.

Ndërkohë që autori i kësaj muraleje Arjol Pepi u shpreh se gjithë kjo situatë është krijuar për shkak se fotogafitë e shpërndara janë pa përfunduar puna në Shkodër. Duke folur në emisionin 'Shqipëria Live', Pepi u shpreh se zgjedhja për këtë murale ka qenë e tija dhe se çdo gjë tashmë është si origjinali. 

"Është krijuar artificialisht një situatë, ku nuk ka të vërtetë. Sepse është fotografuar në një moment, ku puna ishte e papërfunduar. Dhe në fund të kësaj është realizuar sikurse është në origjinal. Nuk kam asnjë qef mbetje. Jam përpjekur që të sjell një pikturë që tregon rëndësinë në krijimin e pikturës lajike në Shqipëri dhe nuk dua që të ketë përmbajtje fetare. Kjo ka qenë zgjedhja e ime dhe e propozova unë si ide. Nuk është bërë asnjë diskutim për kryqin apo detajet dhe çdo gjë është si e origjinali," tha Pepi. 

kolë idromeno arjol pepi

Sondazh

Poll