Aktualitet

Aksidenti me 3 të plagosur në aksin Kuçovë-Belsh, arrestohet 21-vjeçari në Elbasan

Mësohet se sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë 21-vjeçarin me inicialet H. Xh., pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Kuçovë-Belsh”, automjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga.

23 Nëntor 2024, 13:44 Nga M.B
Aksidenti me 3 të plagosur në aksin Kuçovë-Belsh,
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 21-vjeçar është arrestuar në Elbasan pas aksidentit me tre të plagosur ditën e djeshme. Mësohet se sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë 21-vjeçarin me inicialet H. Xh., pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Kuçovë-Belsh”, automjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët janë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

aksident

Sondazh

Poll