Aktualitet

Rrjedhja e sekretit hetimor, Dumani: Ka çështje në hetim edhe brenda nesh

Dumani vuri në dukje se kushdo që bën të mundur rrjedhjen e informacionit apo kryen një vepër tjetër penale, do vendoset para përgjegjësisë penale.

22 Nëntor 2024, 21:55 Nga M.B
Rrjedhja e sekretit hetimor, Dumani: Ka çështje në hetim edhe
Altin Dumani

TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi sot se janë hapur hetime brenda Prokurorisë së Posaçme ndaj gjithkujt që ka bërë të mundur rrjedhjen e sekretit hetimor. I ftuar në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, Dumani vuri në dukje se kushdo që bën të mundur rrjedhjen e informacionit apo kryen një vepër tjetër penale, do vendoset para përgjegjësisë penale.

“Sa i takon rrjedhjes së sekretit dhe gazetarët e kronikës janë dëshmitarë që është minimizuar shumë falë edhe masave të marra si institucion. Kemi hapur edhe hetime, aty brenda nesh për njëri-tjetrin për prokurorë, për hetues, kushdo që ka qenë në kontakt me informacionin i cili ka rrjedhur. 

Ju garantoj që nëse ka prokurorë të prokurorisë së Posaçme, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili bën të mundur rrjedhjen e informacionit apo kryen një vepër tjetër penale, do vendoset para përgjegjësisë penale. Kjo nuk diskutohet. Raporti nuk është përfundimtar, ka çështje që janë në hetim në lidhje me sekretin hetimor edhe nga brenda nesh”, tha Dumani.

altin dumani

Sondazh

Poll