Politike

Dhunuese ndaj gazetarëve/ Kryebashkiakja Majlinda Bufi në krah të ambasadorit të BE-së

Në të njëjtën kohë, tre shoqata të gazetarëve, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë (AGSH) dhe Safe Journalists Albania, në bllok e kanë dënuar dhunën e dirigjuar nga Majlinda Bufi ndaj gazetares Lorena Resulaj.

22 Nëntor 2024, 13:53 Nga I.A
Dhunuese ndaj gazetarëve/ Kryebashkiakja Majlinda Bufi në krah
Silvio Gonzato dhe Majlinda Bufi

TIRANË- Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi, një përsëritëse në rastet e dhunës dhe korrupsionit, siç është faktuar nga Piranjat, qëndron në krah të ambasadorit të BE-së Silvio Gonzato në një konferencë mbi rrugëtimin drejt BE-së. Në të njëjtën kohë, tre shoqata të gazetarëve, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë (AGSH) dhe Safe Journalists Albania, në bllok e kanë dënuar dhunën e dirigjuar nga Majlinda Bufi ndaj gazetares Lorena Resulaj.

Ne nuk i dimë detajet mbi ftesat në këtë konferencë apo diskutimet e bëra por do ishte për të ardhur keq nëse përçohet mesazhi që përmes këtij modeli qeverisjeje kalon rruga drejt BE-së. Përkundrazi, transparenca ndaj mediave, llogaridhënia dhe respekti ndaj gazetarëve do duhet të ishin në bazë të vlerave integruese që ne aspirojmë dhe që duam të arrijmë. 

majlinda bufi silvio gonzato lorena resulaj

Sondazh

Poll