Sport

ZYRTARE/ Javier Mascherano do të jetë trajneri i ri i Inter Miami, u arrit marrëveshja për një kontratë trevjeçare…

Ai do të drejtojë një ekip plot me shokë të vjetër të Barcelonës, nga Lionel Messi te Luis Suarez, te Jordi Alba dhe Sergio Busquets, në një përpjekje për të fituar më në fund titullin e MLS-së

22 Nëntor 2024, 17:16 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Javier Mascherano do të jetë trajneri i ri i Inter Miami, u

SHBA - Javier Mascherano tha “PO”. Sipas informacioneve të raportuara nga Tyc Sports, ish-mesfushori i Barcelonës dhe Liverpoolit do të jetë trajneri i ri i Inter Miamit.

Ai do të drejtojë një ekip plot me shokë të vjetër, nga Lionel Messi te Luis Suarez, te Jordi Alba dhe Sergio Busquets, në një përpjekje për të fituar më në fund titullin e MLS-së, gjë që çuditërisht i shpëtoi Inter Miamit këtë vit.

Mascherano, i cili ishte trajner i Argjentinës U-20 dhe olimpikes U-23, do të zëvendësojë Gerardo Martinon: ai është zgjedhur nga pronarët e klubit nga Florida për të filluar një projekt të ri afatgjatë dhe do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare.

Njoftimi do të vijë pas lamtumirës zyrtare të Gerardo Martinos, i cili vendosi të largohet nga posti pas eliminimit të bujshëm në fazën e 16-të të play-off-it ndaj Atlantës.

Inter Miami kishte kontaktuar edhe Xavin, por ish-trajneri i Barçës vendosi të qëndronte deri në fund të sezonit, i pa bindur nga ideja për t'u larguar nga Evropa për të tentuar një aventurë që sigurisht do të ishte më pak stimuluese nga pikëpamja sportive.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll