Sport

Kosova përballë me Islandën, Foda: “Gjasat janë 50-50, por ne do të bëjmë gjithçka për t’u ngjitur në Ligën B të Nations League”

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë kundër Islandës, në ‘play-off’-in për promovim në Ligën B të Nations League.

22 Nëntor 2024, 15:44 Nga DOSJA

Kosova përballë me Islandën, Foda: “Gjasat janë 50-50,

KOSOVE - Një gjë e tillë u vendos sot në shortin e tërhequr në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës. Nga selia e UEFA-s, trajneri i Kosovës, Franco Foda dha mendimet e tij të para rreth përballjes me Islandën.

“Nuk kishim asnjë ndikim në shortin e hedhur. Por tani jemi të lumtur për ndeshjen kundër Islandës. Unë personalisht nuk kam qenë kurrë në Islandë dhe Islanda ka një skuadër shumë të fortë.

Por, edhe ne me kombëtaren tonë, jemi aktualisht në një formë shumë të mirë, në një gjendje shumë të mirë. Mendoj se shanset janë 50 me 50, por ne do të bëjmë gjithçka për të kaluar në grupin B”,- tha Foda.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll