Sport

Hansi Flick: "Guardiola 10 vite te City? Nuk mendoj se do të zgjas kaq shumë, nipërit e mi po më thërrasin që tani"…

"Kam katër nipër e mbesa dhe ata e meritojnë kohën time para se të mbush 70 vjeç"

22 Nëntor 2024, 16:13 Nga DOSJA
Hansi Flick: "Guardiola 10 vite te City? Nuk mendoj se do të zgjas kaq

SPANJE - Hansi Flick foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Celta Vigo, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve:

Leo Messi e ka lavdëruar Barcelonën e tij…
"Është një nder të dëgjosh lojtarin më të mirë në histori të thotë se i pëlqen kjo Barça. Ai e ndjek ekipin nga afër, e ka zemrën në këtë klub, kjo do të thotë shumë për të rinjtë dhe për ekipin."

A ju kanë shpjeguar tashmë, pse Lewandowski ishte jashtë loje?
"Nuk më shpjeguan asgjë për atë off-side. Ndonjëherë është mirë të marrësh shpjegime nga Liga ose Federata, nga përgjegjësit. Në fund të fundit, jemi njerëz. Por nuk duhet t'i japim më shumë rëndësi atij episodi."

Çfarë mendoni për debutimin e Casado me Spanjën?
"Duhet të pyesni trajnerin e kombëtares. Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si po luan. Ai tashmë ka luajtur shumë ndeshje, tashmë duket ekspert në rolin e tij. Ai duhet të vazhdojë kështu."

Guardiola ka rinovuar kontratën dhe do të mbushë 10 vjet në krye të pankinës së Cityt. E shihni veten te Barcelona për dhjetë vjet?
"Dhjetë vjet në një klub? Nuk mendoj se mund të qëndroj kaq gjatë. Kam katër nipër e mbesa dhe ata e meritojnë kohën time para se të mbush 70 vjeç. Të shohim...".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll