Sport

Nations League/ Gara vijon në mars 2025, shorti premton spektakël të garantuar

Ndeshjet çerekfinalet do të luhen në mars të vitit 2025, ndërsa finalet (Final 4) në qershor të vitit 2025.

22 Nëntor 2024, 15:16 Nga DOSJA

Nations League/ Gara vijon në mars 2025, shorti premton spektakël

ZVICER - Është hedhur këtë të premte në Nyon (Zvicër) shorti për ‘play-off’-et ndërmjet grupeve të ndryshëm të Nations League. Njihuni me të:

Play-off i Ligës A/Ligës B

Pas një vendi zhgënjyes të 3-të gjatë fazës së grupeve, pas një humbjeje të turpshme ndaj  Izraelit (0-1), Belgjika mund të shpresojë ende të mbetet në Ligën A. Për ta bërë këtë, “Djajtë e Kuq” do të duhet të dalin fitues nga përballja e tyre me Ukrainën, e cila përfundoi i dyti në grupin e tyre të Ligës B, pas Republikës Çeke.

Në ndeshjet e tjera play-off, Turqia, humbja e së cilës në Malin e Zi ditën e fundit i kushtoi vendin e parë, do të përpiqet të harrojë këtë zhgënjim ndaj Hungarisë. Austria, e mundur edhe nga Norvegjia në Ligën B, do të përballet me Serbinë. Greqia do të luajë për t'u ngjitur në Ligën A kundër Skocisë.

Nations League/ Gara vijon në mars 2025, shorti premton spektakël

Play-off i Ligës B/Ligës C

Shorti për ‘play-off’-in mes të dytit në Ligën C dhe të tretës në Ligën B rezervoi duelet mes fqinjëve. Sllovakia, e kaluar vetëm nga Suedia në grupin e saj të nivelit të tretë të Ligës së Kombeve, do të përpiqet të ngjitet në nivelin tjetër kundër Sllovenisë.

Pak më në lindje do të zhvillohet një takim mes fqinjëve nga Kaukazi. Gjeorgjia, surpriza e Euros së fundit, do të takohet me Armeninë që përfundoi e dyta në grupin e saj në Ligën C pas Maqedonisë së Veriut. Në ndeshjet e tjera, përkundrazi, është një rrugëtim i gjatë që e pret Islandën dhe Kosovën, kundërshtarë në këtë play-off. Irlanda do të sfidojë Bullgarinë.

Nations League/ Gara vijon në mars 2025, shorti premton spektakël

Play-off i Ligës C/Ligës D

Pas ditës së çmendur të fundit të Ligës D, e cila pa San Marinon, tashmë kombi i fundit në renditjen e FIFA-s, të ngjitet në shkallën e lartë, një tjetër gisht i vogël evropian do të përpiqet të ngjitet në Ligën C. Gjibraltar, i kaluar nga San-Marino në grupin e tyre, do të kërkojë suksesin kundër Letonisë. Në play-offin tjetër, Luksemburgu do të përballet me Maltën.

Nations League/ Gara vijon në mars 2025, shorti premton spektakël

Shorti i ndeshjeve çerekfinale…

Shorti i katërt dhe i fundit përcaktoi përbërjen e fazës së eliminimit të Ligës A. Për të formuar çiftet e çerekfinales, katër fituesit e grupit të Ligës A u renditën dhe u vendosën në vazon 1. Katër nënkampionët formuan vazon 2. Ja dhe shorti i përcaktuar nga goglat:

Holandë - Spanjë

Kroaci - Francë

Danimarkë - Portugali

Itali - Gjermani

Nations League/ Gara vijon në mars 2025, shorti premton spektakël

U përcaktua edhe “rruga” për në finale. Fituesja e çiftit Itali-Gjermani do të përballet në gjysmëfinale me fituesen Danimarkë-Portugali, ndërsa fituesja e sfidës Kroaci-Francë ndaj fitueses së takimit Holande-Spanjë.

Nations League/ Gara vijon në mars 2025, shorti premton spektakël

Ndeshjet çerekfinalet do të luhen në mars të vitit 2025, ndërsa finalet (Final 4) në qershor të vitit 2025.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll