Sport

"Guardiola është ndoshta trajneri më i mirë që ka ekzistuar ndonjëherë në tokë"

Sulmuesi norvegjez, Haaland e zvogëlon dramën, pas katër ndeshjeve radhazi të skuadrës së Pep dhe nuk I kursen fjalët e mira për trajnerin e tij

22 Nëntor 2024, 12:30 Nga DOSJA

"Guardiola është ndoshta trajneri më i mirë që ka

ANGLI - Lojtarët e Manchester Cityt u larguan me kombëtaret e tyre, dhe janë kthyer Manchester...

Katër humbje radhazi (dy në Premierë, një në Ligën e Kampionëve dhe eliminim në Kupën Carabao), diçka që nuk është parë kurrë gjatë qëndrimit të Pep në klub, krijuan një atmosferë shqetësimi, që nuk duket se ka prekur lojtarët e tij. Ose të paktën jo për Erling Haaland. 

Sulmuesi norvegjez ka dhënë një intervistë për Sky Sports, në të cilën ai flet për serinë negative të skuadrës së tij dhe rëndësinë e Pep Guardiolës, pas rinovimmit të kontratës së tij. Haaland nuk e dramatizon krizën: "Nuk është ndonjë gjë e madhe. Jemi ende në vendin e dytë, kemi ende shumë ndeshje përpara."

Po cili ka qenë roli i Guardiolës gjatë kësaj serie humbjesh? Sulmuesi transmeton qetësi. "Ka qenë qetësi. Ne nuk kemi dhënë mjaftueshëm dhe kemi humbur katër ndeshje, por do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen e radhës. Ne do të fokusohemi në stërvitjen e sotme, stërvitjen e nesërme dhe më pas në lojë“, thotë Haaland. 

Më pas golashënuesi i Cityt lavdëron shefin e tij, menaxhimin e tij të ekipit dhe metodën e tij të punës: "Ai është trajneri më i mirë në botë dhe mendoj se ne të gjithë e dimë këtë. Ai është ndoshta më i miri që ka ekzistuar ndonjëherë në Tokë.

Gjithmonë dëshiron që gjithçka të jetë perfekte, çfarë e bën atë të ndryshëm. Ai dëshiron shumë t’i zhvillojë lojtarët dhe natyrisht dëshiron të fitojë sa më shumë ndeshje futbolli”.

Pep u rinovua... tjetri është Haaland?

Pasi City të ketë vulosur rinovimin e trajnerit, hapi i ardhshëm i klubit do të jetë mbyllja e vazhdimësisë së norvegjezit. Siç raportojnë mediat angleze, City po ofron 500 mijë paund (600 mijë euro) në javë për Haaland. Kjo do të thotë se ai do të fitonte më shumë se 30 milionë euro në vit dhe do të bëhej lojtari i Premier League që fiton më shumë, duke kaluar bashkëlojtarin e tij Kevin de Bruyne .

Por ka një nyjë në negociata: klauzola e përfundimit. Tani për tani çmimi i asaj klauzole është 150 milionë paund (180 milionë euro). City dëshiron ta eliminojë, por agjentët e lojtarit duan ta mbajnë atë. Daily Mirror tregon për një zgjidhje të mundshme të ndërmjetme: që klauzola e përfundimit të rritet në 200 milionë paund (240 milionë euro). Topi është në fushën e Erling.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll