Sport

Barça gati të bllokojë Yamalin: rinovim 6-vjeçar dhe klauzolë 1 miliardë anti-PSG!...

Në marrëveshje, padyshim, do të ketë një klauzolë të re në rast të largimit. Ideja është qartë që Yamal të mbrohet nga sulmet e klubeve të interesuara për fenomenin, veçanërisht nga PSG.

22 Nëntor 2024, 16:40 Nga DOSJA
Barça gati të bllokojë Yamalin: rinovim 6-vjeçar dhe

SPANJE - Lamine Yamal është një nga yjet e Barcelonës, i rilindur falë Hansi Flick dhe një sulmi atomic, i përbërë gjithashtu nga Raphinha dhe Robert Lewandowski.

Një treshe vërtet fantastike, por janë shifrat e të riut spanjol që bëjnë përshtypje më së shumti: ai ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 8 asistime në 19 ndeshje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon. Shifra që ilustrojnë rëndësinë e tij brenda grupit.

Drejtuesit e Blaugranas e dinë mirë këtë dhe janë gati ta ‘betonojnë’ talentin e tyre më të madh: sipas El Chiringuito, Barça i ka ofruar Yamal një kontratë të re 6-vjeçare, e cila do të mund të nënshkruhet, pasi lojtari të mbushë 18 vjeç vitin e ardhshëm, më 13 korrik.

Në marrëveshje, padyshim, do të ketë një klauzolë të re në rast të largimit prej 1 miliard eurosh. Ideja është qartë që të mbrohen nga sulmet e klubeve të interesuara për fenomenin, veçanërisht nga PSG.

Disa ditë më parë Enric Masip, këshilltari i Joan Laporta, zbuloi se klubi i Al-Khelaïfi kishte ofruar 200 milionë euro verën e kaluar për Yamal, i cili ka kontratë që skadon në qershor 2026. “Epo, kur ke para dhe mund t’i përballosh kërkesat dhe të paguash, mund të shpresoni të nënshkruani të gjithë,"- tha Masip.

Ndërkohë kampionët e Francës e kanë mohuar këtë, por shpresat për ta larguar Yamalin nga Katalonja kanë qenë gjithmonë të pakta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll