Politike

Dita e Alfabetit, Rama uron shqiptarët: Gjuha shqipe është familja, trashëgimia e traditës dhe kujtesa e gjallë që lidh brezat

Në videomesazh thuhet se shqipja është zëri i atdheut që na bashkon me rrënjët tona sado larg që janë shqiptarët.

22 Nëntor 2024, 09:04 Nga r.ll
Dita e Alfabetit, Rama uron shqiptarët: Gjuha shqipe është
foto e postuar nga rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar sot shqiptarë për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në një postim në rrjetet sociale, Rama mesazhit "MIRËMËNGJES, Gëzuar ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe", i ka bashkangjitur edhe një video.  Në videomesazh thuhet se shqipja është zëri i atdheut që na bashkon me rrënjët tona sado larg që janë shqiptarët.

“Gjuha shqipe është familja, trashëgimia e traditës dhe kujtesa e gjallë që lidh brezat. E lashtë, e bukur, e pasur shqipja jonë ka udhëtuar ndër shekuj. E kaluara jonë që flet me të ardhmen përmes gjuhës. Sado larg të jemi shqipja është zëri i atdheut që na bashkon me rrënjët tona. Gjuha është muzika e shpirtit e ruajtur në fjalë e këngë.  Gjuha shqipe, dje, sot, përgjithmonë”, thuhet në videon e postuar nga kryeministri. 


Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për një ndryshim për ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore, duke i propozuar Kuvendit të Shqipërisë shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat tona kombëtare. Dita e Alfabetit Shqip u miratua nga Kuvendi në shkurt të këtij viti dhe kjo është hera e parë që kremtohet si festë zyrtare. Iniciativa u mor edhe pas diskutimeve në samitin e diasporës.

edi rama dita e alfabetit e gjuhes shqipe

Sondazh

Poll