Sport

Reali tani i ka të gjithë ndërkombëtarët...

Ancelotti ka punuar për herë të parë me të gjithë lojtarët e tij në dispozicion

21 Nëntor 2024, 18:29 Nga DOSJA
Reali tani i ka të gjithë ndërkombëtarët...

SPANJE - Real Madrid tani i ka të gjithë ndërkombëtarët, të rikthyer në Valdebebas shëndoshë e mire, pas ndeshjeve të kombëtareve të nëntorit.

Skuadra e Carlo Ancelottit u stërvit herët pasdite me praninë e Vinicius, Valverde, Arda Güler dhe Antonio Rüdiger, katër të fundit që iu bashkuan skuadrës për të vazhduar përgatitjen për rikthimin në garën e La Ligas kundër Leganés në Butarque (e diel, ora 18:30), duel për të cilin të gjithë do të jenë në dispozicion të trajnerit italian.

Të dëmtuarit Lucas Vázquez, Rodrygo, Carvajal dhe Tchouaméni, vazhdojnë me proceset përkatëse të rikuperimit, ndërsa Militao vazhdon të rikuperohet nga operacioni në gju që iu nënshtrua këtë të martë.

Ndërkombëtarët punuan me kapacitet të plotë në fushën e Valdebebas në një seancë stërvitore me ushtrime me top. Lojtarët kryen seri kontrolli dhe pasimesh, praktikuan qarkullimin dhe posedimin e topit dhe përfunduan me lojëra dhe stërvitje përfundimtare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll