Sport

Kombëtarja i lë vendin Superiores, java e 14-të luhet të shtunën dhe të dielën...

Pas përfundimit të ndeshjeve të fundit të UEFA Nations League, rikthehet kampionati “Abissnet Superiore” me takimet e javës së 14-të.

21 Nëntor 2024, 17:31 Nga DOSJA

Kombëtarja i lë vendin Superiores, java e 14-të luhet të

TIRANE - Të shtunën, do të luhen dy ndeshjet e para të javës së 14-të, në orën 17:00. Në stadiumin “Loro Boriçi” Vllaznia do të përballet me Teutën, ndërsa Skënderbeu pret në shtëpi Dinamo City-n.

Java e 14-të do të ulë siparin të dielën me tre takimet e fundit. Ndeshja e parë e ditës është Bylis - Egnatia, që do të luhet në stadiumin “Adush Muça”, në orën 13:30.

Dy sfidat e fundit do të zhvillohen në 17:00. Partizani pret Laçin në “Arenën e Demave”, ndërsa në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet takimi i zjarrtë AF Elbasani - Tirana.

Kombëtarja i lë vendin Superiores, java e 14-të luhet të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll