Politike

VanHorn takim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, ambasada e SHBA-ve: Diplomatja nxiti institucionin të ruajë ecurinë pozitive në zbatimin e reformës në drejtësi 

Gjithashtu në postim shtohet se VanHorn nxiti ILD-në të ruajë ecurinë pozitive në zbatimin e reformës në drejtësi dhe theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve të larta të vendosura gjatë procesit të rivlerësimit në muajt dhe vitet në vijim.

21 Nëntor 2024, 18:33 Nga M.B
VanHorn takim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, ambasada
Foto nga takimi

TIRANA- E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, është takuar sot me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD) Artur Metani. Sipas një postimi të bërë nga Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë, ky takim vjen për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për rolin jetik të ILD-së në mbikëqyrjen e sjelljes dhe profesionalizmit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të këshillave.

Gjithashtu në postim shtohet se VanHorn nxiti ILD-në të ruajë ecurinë pozitive në zbatimin e reformës në drejtësi dhe theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve të larta të vendosura gjatë procesit të rivlerësimit në muajt dhe vitet në vijim.

POSTIMI I AMBASADËS AMERIKANE:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD) z. Artur Metani për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për rolin jetik të ILD-së në mbikëqyrjen e sjelljes dhe profesionalizmit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të këshillave. Znj. VanHorn nxiti ILD-në të ruajë ecurinë pozitive në zbatimin e reformës në drejtësi dhe theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve të larta të vendosura gjatë procesit të rivlerësimit në muajt dhe vitet në vijim.

 

nancy vanhorn artur metani

Sondazh

Poll