Berisha kërkon shfuqizimin e vendimeve ndaj tij, zhvillohet sot seanca në Gjykatën Kushtetuese
Sali Berisha TIRANA- Ditën e sotme zhvillohet seanca në Gjykatën Kushtetuese ku pritet të shqyrtohet kërkesa e kreut t&e...
Osmani po ashtu ka përmendur rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së USAID-it për projekte në fushën e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe projektet për fuqizimin ekonomik të grave.
KOSOVË- Ndihmësadministratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për Evropë dhe Euroazi, Erin McKee, ka nisur vizitën në Kosovë më 21 nëntor. USAID-i këtë vit ka shënuar 25-vjetorin e pranisë së tij në Kosovë. McKee është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e falënderoi USAID-in për mbështetjen e palëkundur për Kosovën. Osmani tha se për 25 vjet, USAID-i ka mbështetur fuqizimin e të rinjve, grave, të investimeve dhe ndërtimit të institucioneve.
“Trashëgimia transformuese e USAID-it është e dukshme në çdo cep të Kosovës, nga forcimi i institucioneve deri te rritja e qëndrueshme ekonomike dhe avancimi i parimeve demokratike”, tha Osmani, sipas njoftimit të Presidencës kosovare.
Osmani po ashtu ka përmendur rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së USAID-it për projekte në fushën e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe projektet për fuqizimin ekonomik të grave. Më herët gjatë ditës, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se McKee do të realizojë takime dhe vizita për të parë nga afër ndikimin e mbështetjes 25-vjeçare të USAID-it për Kosovën dhe partneritetin me popullin e Kosovës. USAID-i ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës.
Në 25 vjetët e fundit, programet e USAID-it janë fokusuar në luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër dezinformimit dhe avokimin e mediave të pavarura, forcimin e shoqërisë civile dhe demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Në gusht të këtij viti, presidentja Osmani e ka nënshkruar një grant me USAID-in, i cili ofron ndihmë shtesë për institucionet e Kosovës në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.
Ai grant është pjesë e marrëveshjes së arritur më parë në vlerë prej rreth 146 milionë dollarësh, që synon ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, rritjen e përgjegjësisë së institucioneve dhe menaxhimin më efikas. Ambasadori Hovenier ka theksuar më herët se mbështetja e Qeverisë amerikane për popullin e Kosovës është më e fortë se kurrë, dhe se nuk do të ndalet përkundër disa mosmarrëveshjeve me Qeverinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Me mosmarrëveshje kryesisht u referohet hapave të ndërmarrë nga Qeveria që kanë ndikim në komunitetin serb në Kosovë, si heqja nga përdorimi e dinarit serb, shpronësimi në veri të Kosovës për ndërtimin e bazave policore, mbyllja e institucioneve paralele, që funksionojnë sipas sistemit serb, e tjera. SHBA-ja ka paralajmëruar disa herë se lëvizjet e pakoordinuara të Qeverisë së Kurtit mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e partneritetit mes dy vendeve.
Sali Berisha TIRANA- Ditën e sotme zhvillohet seanca në Gjykatën Kushtetuese ku pritet të shqyrtohet kërkesa e kreut t&e...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar si një hap të madh në rrugën drejt Bashkimit Europian pranimin e Shqipëris...
Jorgo Goro TIRANA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, lidhur me vendimin e Apel...
Foto nga emisioni ROSKOVEC- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, njëherësh dhe drejtuesei politik i qarkut të Fi...
Foto ilustruese TIRANA- Janë zbardhur dhe amendamentet e propozuar nga Partisa e Lirisë për buxhetin 2025. Prezantimi i tyre u bë ...
Vangjush Dako TIRANË- Është shtyrë për në datën 25 nëntor seanca gjyqësore ndaj ish-kryetarit të Bas...
Kuvendi TIRANA- Janë zbardhur 28 amendamentet e deputetëve të opozitës për buxhetin 2025. Disa nga deputetët që kan...
Malaj TIRANË- Brenda muajit dhjetor pritet që qeveria të kthejë shumat e tatimit të parapaguar nga bizneset e profesioneve të...
Kuvendi i Kosovës KOSOVË- Kuvendi i Kosovës më 21 nëntor po shqyrton në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet bux...
Dosja.al TIRANË- Deputeti Lulzim Basha, pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, deklaroi për mediat se data e zgjedhjeve parlamentare të vi...