Aktualitet

‘Ka plagë në kokë’, mjeku flet për gjendjen e fëmijës që ra nga makina në Shkodër: E solli një qytetar, tani ësht

26 Dhjetor 2019, 17:56 Nga DOSJA
‘Ka plagë në kokë’, mjeku flet për gjendjen e

SHKODËR- Pas rënies nga makina të një fëmije të vogël, ka folur dhe mjeku i cili ka qenë i pari që është kujdesur për vogëlushin. Mjeku cili tha se gjendja e fëmijës është e rëndë, pasi ka marrë plagë në pjesën e pasme të kokës dhe aktualisht gjendet në reanimacion.

Gjendja e fëmijës është e rëndë. Fillimisht erdhi pa koshiencë në spital, ishte gjendur nga një qytetar në rrugë. Pa një identitet dhe kishte plagë në pjesën e pasme të kokës, me çrregullime të frymëmarrjes, koshiencë të kompromentuar. Iu dha ndihma e shpejtë dhe pësoi një farë përmirësimi.

Nga ekzaminimet do shohim se si do shkojë dhe fëmija është shtruar në reanimacion. E prunë qytetarët që e kishin gjetur në rrugë, të rrëzuar dhe nuk kishin një informacion për identitetin e fëmijës. Më pas është paraqitur edhe i ati që sipas referimeve të tij thotë që fëmija ka rënë nga dritarja e makinës”, ishte kjo deklarata e mjekut.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku 50-vjeçari ishte duke udhëtuar me katër fëmijët e tij. Në një moment shpërqëndrimi, i mituri ka hapur dritaren dhe është hedhur. Babai nuk e ka vënë re dhe ka vijuar rrugën, ndërsa 5-vjeçari është dërguar në spítal nga një kalimtar i rastit. 

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet femija ne shkoder bie femija nga dritarja e makines hilmi kurtaj mjeku ne shkoder aksidentohet femija ne shkoder bie femija nga dritarja e makines hilmi kurtaj mjeku ne shkoder

Sondazh

Poll