Aktualitet

Fëmija në gjendje komé në spítalín, i ati tregon si i ra nga dritarja: S’e vura re fare, isha me të 4 fëmijët

26 Dhjetor 2019, 17:29 Nga DOSJA
Fëmija në gjendje komé në spítalín, i ati

SHKODËR- Hilmi Kurtaj, babai i fëmijë 5 -vjeçar që ra nga xhami i pasmë i makinës në momentin kur ishin në lëvizje, ka dhënë detaje lidhur me mënyrën se si i biri i ka dalë nga mjeti.

Sipas 50-vjeçarit, ai nuk e ka ndjerë në momentin kur djali i ka rënë edhe pse po udhëtonte bashkë me tre fëmijët e tjerë.

“Më ka rënë nga dritarja e makinës. Nuk e kam vënë re kur ra. Ka hapur dritaren dhe ka rënë,”-mësohet se është shprehur i ati.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku 50-vjeçari ishte duke udhëtuar me katër fëmijët e tij. Në një moment shpërqëndrimi, i mituri ka hapur dritaren dhe është hedhur. Babai nuk e ka vënë re dhe ka vijuar rrugën, ndërsa 5-vjeçari është dërguar në spítal nga një kalimtar i rastit. 

(k.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder aksidentohet femija ne shkoder hilmi kurtaj shkoder aksident ne shkoder aksidentohet femija ne shkoder hilmi kurtaj shkoder

Sondazh

Poll