Bota

15 vite pas trágjèdisë më 15 viktima, si u mbulua Sumatra nga dallgët e Opeanit Indian, cunámi dhe tërmeti shkátërruan

26 Dhjetor 2019, 13:48 Nga DOSJA
15 vite pas trágjèdisë më 15 viktima, si u mbulua

ITALI– Si sot e 15 vite më parë, më 26 dhjetor 2004 ishulli i Indonezisë, Sumatra u goit nga një tërmet me madhësi 9,1 ballë të shkallës Rihter që la pas 250 mijë viktima. Tërmeti me epiqendër në Oqeanin Indian, krijoi një cunami dhe përveç viktima la pas mjë katastrofë dhe dëme prej dhjetëra miliarda dollarësh.

Kryetari i Institutit Kombëtar italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, Carlo Doglioni ka deklaruar se tragjedia e orës 07:59 më 26 dhjetor 2004, është i treti më i fuqishëm në 60 vitet e fundit, pas tërmetit në Kili në vitet ’60 (magnituda 9,5) dhe tërmetit të Alaskës në 1964 (9,2).

Vrau mbi 200 000 njerëz dhe me dëme disa dhjetëra miliarda dollarë, ajo ngjarje stimuloi komunitetin shkencor dhe organet qeveritare të pajisen me mjete monitorimi dhe paralajmërimi për rrezikun e cunamit. Ai tërmet ishte një mësim nga çdo këndvështrim, si shkencor, ashtu edhe ai shoqëror, pasi na mësoi shumë për fenomenin e cunamit, që ishte pjesa më dramatike për numrin e madh të viktimave. Për më tepër, studiuam, si kishte ndodhur në të kaluarën kur rrjeti i sizmometrave ishte më i rrallë dhe të dhënat satelitore mungonin. Një tërmet që u shtri në 1 200 kilometra gjatësi, me një shpejtësi prej rreth dy kilometra në sekondë duke arritur kulmin brenda 10 minutave,”- tregon Doglioni.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota carlo doglioni sumatra tragjeida me 25 mije viktima carlo doglioni sumatra tragjeida me 25 mije viktima

Sondazh

Poll