20 Nëntor 2024, 16:34
Nga E. D
foto ilustruese
ITALI- Dy vëllezër shqiptarë 20 dhe 25 vjeç, janë janë dënuar me 18 vjet burg secili për vrasjen e bashkëatdhetarit të tyre Albert Deda, 24 vjeç. Siç raportohet krimi ka nodhur në Padova pas një përleshje mes vëllezërve dhe viktimës. Vëllezërit Ilmi dhe Klinton Rakipaj, u akuzuan për vrasje me dashje, tentativë e dyfishtë dhe armëmbajtje me thikë.
Mediat vendase bëjnë të ditur se dy vëllezërit do të duhet të dëmshpërblejnë me 300 mijë euro secili dy personat e plagosur rëndë në përleshjen e ndodhur më 23 korrik të vitit të kaluar në via Dorighello, në lagjen Forcellini, si dhe të japin një total prej 500 mijë euro për prindërit e Albert Deda që u godit me thikë në zemër.
Klinton dhe Ilmi Rakipaj, të cilët jetonin në banesën nr 8 në via Dorighello, morën një vizitë nga tre persona, pasivëllezërit kishin refuzuar të strehonin një nga bashkatdhetarët e tyre, i cili kishte mbërritur një ditë më parë. Mes tyre ishte edhe Albert Deda, i cili i njihte mirë dy vëllezërit pasi më parë kishte qenë shoku i tyre i dhomës.
Klinton dhe Ilmi Rakipaj, pas një debati të çastit me 3 personat që kishin shkuar poshtë banesës së tyre, përdorën thikat që kishin me vete, duke goditur për vdekje shokun e tyre 24-vjeçar dhe duke plagosur rëndë dy bashkatdhetarët e tjerë, përkatësisht 26 dhe 28 vjeç.
Më pas dy vëllezërit tentuan të arratisen me një Renault Clio të kuqe për të shmangur problemet me ligjin. Plani i tyre dështoi 20 kilometra larg kufirit shtetëror, ndërsa u ndaluan nga policia në kryqëzimin e autostradës Villesse.
policia italaine albert deda klinton rakipaj ilmi rakipaj
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 15:57
ZH.LL
Martin Cani
TIRANË- Vetëm një ditë pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën 14-vjeçari, Martin Cani, në rrjetet sociale u ...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 15:42
Enver Doçi
Foto nga rruga
BULQIZË- Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore në segmentin e rrugës...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 15:12
ZH.LL
policia Shkodër
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 23-vjeçar nën akuzën për vjedhje...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 14:46
r.ll
foto ilustruese
LEZHË- Një 53-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kurbin. Sipas njoftimit të policisë, s...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 14:35
I.A
Shqiptari
EKUADOR- Një shqiptar është ndaluar ditën e djeshme në kufirin mes Ekuadorit dhe Kolumbisë. Mediat vendase shkruajn...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 14:36
r.ll
foto nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për tre efektivët e policisë të cilët...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 14:28
r.ll
freard rista
PRISHTINË- Unioni i Gazetarëve ka nderuar ditën e sotme me çmimin “Reporteri i Vitit 2024", gazetarin e emisi...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 14:19
I.A
Vendi i ngjarjes
SHKODËR- Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka arrestuar 4 punonjës policie në Shkodër. Mësohet se AMP-ja u...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 14:11
N.F
Arrestimi
VLORË- Tre persona janë vënë në pranga ditën e somte në Vlorë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 13:55
r.ll
prokuoria e durresit
DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka zbardhur detaje nga arrestimi i ish-drejtorit të Kadastrës, Ardian Kona n&e...