Aktualitet

Arrestimi i ish-kreut të Kadastrës/ Prokuroria e Durrësit: Regjistruan rreth 13.000m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Prokuroria po ashtu ka vendosur sekuestrimin e sipërfaqes së tokës.

20 Nëntor 2024, 13:55 Nga r.ll
Arrestimi i ish-kreut të Kadastrës/ Prokuroria e Durrësit:
prokuoria e durresit

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka zbardhur detaje nga arrestimi i ish-drejtorit të Kadastrës, Ardian Kona nën akuzën "shpërdorim detyre".

Përveç Konës, Prokuroria kërkoi vendosjen e masën së sigurimit “arrest në burg” për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe "Falsifikimi i dokumenteve" kryer në bashkëpunim edhe për tre shtetasit:

Bled Zerba, 42 vjeç, banues në Durrës, i akuzuar për veprën penale "Shpërdorim detyre",
Leandro Dervishi, 34 vjeç, banues në Durrës, i akuzuar për veprën penale "Shpërdorim detyre"
A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për "Shpërdorim detyre" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

44-vjeçarja në bashkëpunim me punonjësit e Kadastrës Durrës, kanë regjistruar pasurinë e llojit arë në Lalëz me sipërfaqë 12.900 m2 pa asnjë dokument ligjor, e cila më parë ka qenë pasuri me status “shtet”. Prokuroria po ashtu ka vendosur sekuestrimin e sipërfaqes së tokës.

NJOFTIMI I PROKURORISË SË DURRËSIT: 

Regjistruan rreth 13.000m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz, Prokuroria e Durrësit kërkon arrestimin e 3 zyrtarëve të ASHK dhe përfitueses

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kërkoi vendosjen e masën e sigurimit “arrest në burg” për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’ kryer në bashkëpunim për katër shtetas:

A.K. ish-kryeregjistrues ASHK Durrës;

B.Z  me detyrë jurist në ASHK Durrës;

L.D  me detyrë hartograf në ASHK Durrës; dhe

A.D përfituese.

Në zbatim të këtij vendimi, u bërë i mundur arrestimi i shtetasit A. K. Ndërsa u shpallën në kërkim 3 shtetasit e tjerë, pasi ndaj tyre u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg” si persona të dyshuar për kryerjen e vepres penale “Shpërdorimi i detyres” në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe Fallsifikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186/2 i kodit penal për shtetasen A.D.

Nga hetimi në kuadër të procedimit penal nr.670 i vitit 2024, rezultoi se shtetasja A.D., në bashkëpunim me punonjësit e ASHK-së Durrës, shtetasit A.K., B.Z. dhe L.D., kanë regjistruar pasurinë e llojit arë me sipërfaqë 12.900 m2 pa asnjë dokument ligjor, pasuri kjo e ndodhur në Lalëz Durrës, e cila më parë ka qenë pasuri me status “shtet”.

Kjo pasuri u regjistrua në kundërshtim  Ligjin nr.9948, datë 07.07.2008 “Për vlefshmërinë ligjore të titujve të pronësisë”, i ndryshuar” pasi u regjistrua bazuar në një vendim gjykate i cili detyronte komunën për pajisjen me AMTP. Nga hetimet rezultoi se për këtë pasuri nuk është lëshuar asnjëherë AMTP nga institucionet përkatëse, si dhe nuk ka asnjë dokumentacion apo aplikim në ASHK në lidhje me këtë pasuri.

Me vendimin nr.488 datë 28.07.2024, nga Gjykata e Shkallë së Parë të Juridiksinit të Përgjithshëm Durrës për këtë pasuri ka vendosur ‘Sekuestro preventive”, të kësaj toke.

prokuroria e durresit kadastra durres ardian kona

Sondazh

Poll