Aktualitet

Kush është? Shqiptari tenton të futet në Ekuador pa dokumenta, ndalohet në kufirin me Kolumbinë

Mediat vendase shkruajnë se shqiptari ende i paidentifikuar është arrestuar, pasi po tentonte që të futej në Ekuador nëpërmjet rrugëve tokësore.

20 Nëntor 2024, 14:35 Nga I.A
Kush është? Shqiptari tenton të futet në Ekuador pa
Shqiptari

EKUADOR- Një shqiptar është ndaluar ditën e djeshme në kufirin mes Ekuadorit dhe Kolumbisë. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari ende i paidentifikuar është arrestuar, pasi po tentonte që të futej në Ekuador nëpërmjet rrugëve tokësore.

Shqiptari u identifikua nga personeli i Nënsekretariatit të Emigracionit në Rumichaca, në kufi me Kolumbinë, kur tentoi të hynte në territorin e Ekuadorit pa pasur vizë të vlefshme. Sipas Ministrisë së Brendshme, shqiptari nuk ka mundur të justifikojë statusin e tij të emigracionit, gjë që ka sjellë papranueshmërinë e tij në Ekuador.

Ende nuk dihet arsyeja se përse shqiptari po tentonte të futej nga Kolumbia në Ekuador pa letra, por vendi është kthyer në një nga shtetet për trafikun e drogës në botë. Autoritetet kanë vënë në dukje masa për të garantuar pajtueshmërinë me rregulloret e lëvizshmërisë njerëzore dhe për të shmangur hyrjet e parregullta.

ekuador

Sondazh

Poll