Aktualitet

Unioni i Gazetarëve nderon gazetarin e Piranjave, Freard Ristën me çmimin "Reporteri i Vitit 2024"

Ai u vlerësua me çmimin me motivacionin "Gazetar i vullnetit dhe këmbënguljes profesionale. Pasioni për raportim të thelluar për çështje me ndjeshmëri të lartë njerëzore ka ndikuar në vendosjen e drejtësisë për qytetarë të viktimizuar nga mashtrimi".

20 Nëntor 2024, 14:28 Nga r.ll
Unioni i Gazetarëve nderon gazetarin e Piranjave, Freard Ristën me
freard rista

PRISHTINË- Unioni i Gazetarëve ka nderuar ditën e sotme me çmimin “Reporteri i Vitit 2024", gazetarin e emisionit investigativ “Piranja”, Freard Rista. 

Ai u vlerësua me çmimin me motivacionin "Gazetar i vullnetit dhe këmbënguljes profesionale. Pasioni për raportim të thelluar për çështje me ndjeshmëri të lartë njerëzore ka ndikuar në vendosjen e drejtësisë për qytetarë të viktimizuar nga mashtrimi".

Unioni i Gazetarëve nderon gazetarin e Piranjave, Freard Ristën meUnioni i Gazetarëve nderon gazetarin e Piranjave, Freard Ristën me

Ceremonia e veçantë e organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me në krye Aleksandër Çipën dhe më mbështetjen e JTI, është organizuar këtë të mërkurë në Prishtinë. Ndarjes së çmimeve i ka paraprirë forumit me temë “Parashikueshmëria si çelës i stabilitetit ekonomik dhe lufta kundër aktiviteteve të paligjshme”.

freard rista unioni i gazetarëve

Sondazh

Poll