Aktualitet

Dhunoi dhe abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet 53-vjeçari në Kurbin

Shtetasi me inicialet G.Z., është vënë në pranga pasi dyshohet se ka dhunuar dhe abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. 

20 Nëntor 2024, 14:46 Nga r.ll
Dhunoi dhe abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, arrestohet
foto ilustruese

LEZHË- Një 53-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kurbin. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me inicialet G.Z., është vënë në pranga pasi dyshohet se ka dhunuar dhe abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur. 

"Komisariati i Policisë Kurbin arrestoi shtetasin G. Z., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka dhunuar vajzën e tij të mitur, si dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.", thuhet në njoftimin e policisë. 

policia e kurbinit

Sondazh

Poll