Bota

Krijimi i qeverisë së re, Mustafa ofertë Kurtit: 5 ministri dhe presidentin… po s’pranuat, votojmë ty kryeministër dhe

26 Dhjetor 2019, 11:49 Nga DOSJA
Krijimi i qeverisë së re, Mustafa ofertë Kurtit: 5 ministri dhe

KOSOVË– Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka bërë një ofertë liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit në lidhje me krijimin e qeverisë së re në Kosovë. Mustafa ka propozuar pesë ministri dhe emrin e kandidatit për President, teksa është shprehur pak orë para seancës ku do të betohet qeveria e re, se LDK është e gatshme të votojë edhe Kurtin si kryeministër dhe më pas të dalë në opozitë. 

“Duam që ministritë t’i kemi, 5 për LDK dhe 5 për VV, nga një nënkryetar i kuvendit sipas kushtetutës i takojë secilit ngagrupet. LDK propozon kandidatin për President që plotëson të gjitha kushtet dhe ne mbesim pas asaj që pas zgjedhjes së Presidentit, LVV t’i ipet një ministri nga LDK dhe me këtë proporcioni në Qeveri do të mbetej 6:4, nga momenti që zgjedhjet presidenti. LVV do të ketë më shumë pozita sepse tani do të ketë 7 pozita qeveritare, ndërkaq më vonë kur do ta bënim zëvendësimin me President do të mbesim me shtatë kurse ata me 10. Nëse LVV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe sheh LDK si pengesë se po deklarojë sot se LDK është e gatshme të heq dorë nga kërkesat për përgjegjësi duke ia lënë këto pozita VV.  LDK është e gatshme që të votojë me 28 deputetë për institucione të reja, kryetarin e kuvendit dhe Qeverinë pa LDK, nëse nuk janë të gatshëm që të bashkëqeverisin me ne. Nëse ne tërhiqemi nga përgjegjësitë qëndrojmë si parti opozitare, sepse parti ndërmjetëse në Kuvend nuk ka.  Për sot me Kushtetutë i takon që VV ta bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit. Për propozimin e Kurtit të fundit, ne konsiderojmë që ata dëshirojnë ta zhbëjnë marrëveshjen që kemi pasë më parë.”-tha Kurti.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:00 për të bërë konstituimin e qeverisë së re. Në rendin e ditës pika e parë përfshin verifikimin dhe betimin e deputetëve dhe seanca do të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë  13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb.  Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit.  Por sot, LDK thotë se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për 5 ministri dhe presidentin.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa koalicioni mes ldk dhe vetevendosje negociatat ldk-vv qeveria e re ne kosove albin kurti isa mustafa koalicioni mes ldk dhe vetevendosje negociatat ldk-vv qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 26 Dhjetor 2019, 09:26

Rritet numri i azilkërkuesve në Europë

EUROPË- Në të gjithë Bashkimin Europian, numri i azilkërkuesve që bëjnë kërkesë për azil për herë të parë deir në shtator të këtij viti ka shënuar  rritje ...