Bota

Polícia zbarkon në zyrat e opozitës, àrrestohet kryeopozitari Aleksei Navalny

26 Dhjetor 2019, 12:12 Nga DOSJA
Polícia zbarkon në zyrat e opozitës, àrrestohet

RUSI- Polícia e Moskës ka àrrestuar kryeopozitarin Aleksei Navalny. Ende nuk janë të qarta arsyet që e çuan atë deri tek arrestimi, nuk ka akoma asnjë deklaratë zyrtare nga autoritetet. Aleatët kanë treguar që ai është marrë me forcë nga zyra e tij por nuk ka bërë asnjë hezitim ndaj policisë. Avokati i  Aleksei Navalny tha se sot ishte programuar që ai të shpallte ne television programin e tij të opozitës.

Dje Navalny raportoi “rrëmbimín” e një prej aleatëve të tij, Ruslan Shaveddinov, i cili është dërguar në një bazë ushtarake në një ishull të izoluar të Arktikut, 2 mijë kilometra nga kryeqyteti rus. Ruslan Shaveddinov, 23-vjeç, ishte një nga personazhet kyçe të fushatës anti-Putin të Alekej Navalny, i cili garoi pa sukses për zgjedhjet presidenciale.

Sipas Navalny, forcat e rendit i kanë hequr Ruslan Shaveddinovit edhe telefonin. Kreu i opozitës ruse është àrrestuar tre here brenda këtij viti dhe në një rast u dënua me 30 ditë burg. Në muajin shtator në Moskë u zhvilluan protesta masive ku iu kërkua autoriteteve të ndalonin një fushatë súlmesh dhe àrrestimesh që kishin në shënjestër Aleksei Navalnyn dhe rrjetin e tij të mbështetësve në të gjithë vendin.

Burimi: DW

M.P/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aleksei navalny rusia ruslan shaveddinov aleksei navalny rusia ruslan shaveddinov

Sondazh

Poll

Bota 26 Dhjetor 2019, 09:26

Rritet numri i azilkërkuesve në Europë

EUROPË- Në të gjithë Bashkimin Europian, numri i azilkërkuesve që bëjnë kërkesë për azil për herë të parë deir në shtator të këtij viti ka shënuar  rritje ...