Bota

Haradinaj kërkon vëmendje dhe gatishmëri nga pólicia: Është vërejtur lëvizje e shpeshtë e shtetasve rusë

26 Dhjetor 2019, 11:59 Nga DOSJA
Haradinaj kërkon vëmendje dhe gatishmëri nga pólicia:

KOSOVË- Policia e Kosovës ka organizuar pritjen e fundvitit, ku me këtë rast ka ndarë mirënjohje për zyrtarët e dalluar në polici.

Kryeministri në ikje Ramush Haradinaj, u shpreh se policia ka mbuluar vakuumin në rendin publik dhe siguri, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që t’i besojnë këtij institucioni.

Është me rëndësi që Kosova ka qenë e kujdesshme dhe e ka kthyer në fokus gjendjen e Policisë si orët shtesë e pagat që janë kyçe për integritetin profesional e familjarë”. “Ju bëjë thirrje qytetarëve pa dallim përkatësive t’i besojnë Policisë pasi është garanci për jetë të qetë. Policia ka mbuluar vakuumin më të madh të mundshëm në rendin publik po edhe në siguri.Ligji për pensionet sigurime shëndetësore ende na pret punë, secili qytetarë është meritorë që i beson Policisë së Kosovës për suksesin”.Haradinaj tha se është vërejtur kohëve të fundit lëvizje të shtetasve rusë dhe për të secili polic duhet të jetë vigjilentë, raporton EO.Në të kaluarën e kemi pasur rrezik të terrorizmin por të mos harrojmë edhe ndikimin rus kohëve të fundit kemi pasur, lëvizje të shtetasve rusë prandaj çdo polic duhet të jetë vigjilent”, deklaroi Haradinaj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosove policia e kosoves ramush haradinaj shtetasit ruse kosove policia e kosoves ramush haradinaj shtetasit ruse

Sondazh

Poll

Bota 26 Dhjetor 2019, 09:26

Rritet numri i azilkërkuesve në Europë

EUROPË- Në të gjithë Bashkimin Europian, numri i azilkërkuesve që bëjnë kërkesë për azil për herë të parë deir në shtator të këtij viti ka shënuar  rritje ...