Sport

Ai ishte për të marrë çantat e tij: Erik Ten Hag u kap me gruan e tij në Mançester…

Trajneri holandez nuk i ka shpëtuar vëmendjes pas darkës në Piccolino

19 Nëntor 2024, 19:37 Nga DOSJA

Ai ishte për të marrë çantat e tij: Erik Ten Hag u kap me

ANGLI - Në një kohë kur në qytetin e Mançesterit flitet vetëm për Ruben Amorimin, holandezi Erik ten Hag arriti të tërheqë, ndonëse për pak minuta, vëmendjen e tifozëve të United.

Trajneri u kthye në qytetin anglez, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Bianca, për të marrë gjërat e tij nga pallati luksoz ku jetonte, tre javë pasi u shkarkua nga komanda teknike e klubit historik britanik.

Holandezi 54-vjeçar ka darkuar mbrëmjen e së hënës në restorantin e njohur Piccolino, duke mos u shpëtuar kamerave të fotoreporterëve.

Kujtohet se pas shkarkimit, Ten Hag u kthye menjëherë në Holandë, duke kërkuar ngushëllimin e familjes dhe miqve. Ai pa Heracles-NAC Breda dhe më pas, ishte një prani e dukshme në tribuna gjatë Twente-Ajax.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll