Sport

PSG i ka ofruar 200 mln. Barçës për Lamine Yamal, këshilltari Masip: “Laporta e refuzoi”

"Vinicius dhe Mbappé bëjnë gjëra të mëdha, por të gjithë futbollistët që kanë atë shpejtësi dhe cilësi mund t'i bëjnë, ndërsa ajo që bën Lamine është diçka që unë e kam parë vetëm ta bëjë Leo Messi”.

19 Nëntor 2024, 18:10 Nga DOSJA
PSG i ka ofruar 200 mln. Barçës për Lamine Yamal,

SPANJE - Paris Saint-Germain kishte menduar vërtet për Lamine Yamal, me synim për të zëvendësuar Kylian Mbappé verën e kaluar, aq sa i paraqitën Barcelonës një ofertë prej 200 milionë eurosh për kontratën e tij.

Kjo u zbulua gjatë një interviste me El Chiringuito nga këshilltari presidencial dhe anëtari i komisionit sportiv të Barcelonës, Enric Masip.

“Presidenti Laporta na tha se kishte marrë një ofertë prej 200 milionë eurosh dhe se nuk e kishte marrë në konsideratë. Kishte ardhur nga Franca, nga PSG-ja,- shprehet Masip, duke lavdëruar më pas spanjolin e lindur në 2007. A është Lamine Yamal lojtari më vendimtar nga të gjithë për momentin, më i miri në botë?

Nuk mendoj se është mirë për të, por ne mendojmë se është. Të kesh atë është si të fitosh llotarinë, veçanërisht në vitin në të cilin Mbappé zgjodhi të shkojë te Madrid, është si qershia mbi tortë e një ekipi kampionësh.

Të shohësh një djalë 16-vjeçar të fitojë Kampionatin Evropian me Spanjën dhe të bëhet një fenomen global në një kohë shumë të shkurtër është diçka e jashtëzakonshme”.

Masip më pas ekspozohet, duke folur për krahasime me një kampion tjetër Blaugrana si Leo Messi: "Vinicius dhe Mbappé bëjnë gjëra të mëdha, por të gjithë futbollistët që kanë atë shpejtësi dhe cilësi mund t'i bëjnë, ndërsa ajo që bën Lamine është diçka që unë e kam parë vetëm ta bëjë Leo Messi.

Djali nuk të lë indiferent, të lë pa fjalë dhe është privilegj për La Ligën dhe Barcelonën të kenë një lojtar të tillë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll