Sport

Vinicius: "Kam jetuar me presion që kur kam lindur. Dua ta çoj Brazilin në majë"...

“Ne duhet të ecim përpara, së bashku, sepse objektivi është që në një vit e gjysmë, ta vendosim Brazilin në krye, aty ku nga nuk duhet të kishte rënë kurrë”.

19 Nëntor 2024, 18:36 Nga DOSJA

Vinicius: "Kam jetuar me presion që kur kam lindur. Dua ta çoj

BRAZIL - Sulmuesi i Brazilit dhe Real Madridit, Vinicius Junior, dha një intervistë për CBF TV për të përditësuar ecurinë e luftës kundër racizmit: "Në tre muajt e fundit, ne kemi arritur të fusim tre ose katër persona në burg dhe t'i bëjmë ata të paguajnë për atë që kanë bërë. Ne jemi në rrugën e duhur. gjithçka për të luftuar racizmin, ashtu siç bën CBF”,- tha lojtari i Seleçaos.

Duke vazhduar me presionin e vazhdueshëm mbi supet e tij? “Kam jetuar me presion që kur kam lindur, sepse vij nga një vend shumë i rrezikshëm, ku kam vuajtur shumë dhe arritja e profesionalizmit me Flamengon, ishte një arritje shumë e madhe. Kalova në skuadrën e parë në moshën 16-vjeçare dhe unë kam përjetuar shumë ulje-ngritje.

Me kombëtaren nuk është ndryshe, unë jam duke u përpjekur gjithmonë të evoloj për të bërë gjëra të mëdha për vendin tim. Dua të bëj gjithçka që është e mundur, duke vazhduar të luftoj, së bashku me të gjithë bashkëlojtarët e mi, me gjithë stafin teknik, për ta çuar Brazilin në majë”.

Rinovimi i kombëtares? "Besoj se rinovimi është normal sa herë që përfundon një cikël i Kupës së Botës, shumë lojtarë ndryshojnë, qoftë për shkak të moshës, qoftë për shkak të trajnerit të ri që merr përsipër kombëtaren. Ne duhet të ecim përpara, së bashku, sepse objektivi është që në një vit e gjysmë, ta vendosim Brazilin në krye, aty nga ku nuk duhet të kishte rënë kurrë”.

Figura e komisionerit teknik Dorival Jr? "Puna e profesorit po shkon shumë mirë, sigurisht që ka ulje dhe ngritje, por është normale të jesh një kombëtare shumë të re. Ne ende po mësojmë të luajmë ndeshjet eliminatore, të bëjmë gjëra të mëdha, ndeshje të mëdha, kur në objektivin tonë më të madh, që është Kupa e Botës, të jemi të përgatitur për ta fituar".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll