Sport

Blasi-Totti, tjetër përplasje: ish-kapiteni akuzohet për braktisje të vajzës së tij…

Gjithçka nisi me një video-telefonatë me vajzën, e cila ishte lënë e vetme në shtëpi: 48-vjeçari mbrohet

19 Nëntor 2024, 18:49 Nga DOSJA
Blasi-Totti, tjetër përplasje: ish-kapiteni akuzohet për

ITALI - Tashmë duke u marrë me një çështje të vështirë ndarjeje në gjykatë, Ilary Blasi dhe Francesco Totti vazhdojnë të shkaktojnë polemika mbi çështjet ligjore. E fundit ka të bëjë me një denoncim të bërë nga showgirl-i ndaj ish-kapitenit të Romës, për braktisje të një të mituri. 

Prokuroria e Romës, shkruan Il Corriere della Sera, ka hapur tashmë një hetim penal: ky krim dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Sipas asaj që shkruan gazeta, prezantuesja e njohur dyshoi gjatë një video-telefonate të bërë me vajzën e saj, për të cilën tha, se 48-vjeçari e kishte lënë vetëm në shtëpi. 

Sipas avokatëve të Blasi, Totti në thelb nuk arriti të përmbushte detyrën e kujdestarisë në më shumë se një rast. Në shtëpi ose në hotel, disa herë fëmija lihej vetëm pa praninë e një të rrituri në krah.

Akuzat tashmë janë përfshirë në çështjen e divorcit që është në pritje në gjykatën e Romës. Mbrojtja e Tottit bëri të ditur se vogëlushja nuk është ‘braktisur’ kurrë: me rastin e ngjarjes së specifikuar në fillim, do t’i kishte bërë shoqëri një dado. Nëse kjo konfirmohet, akuzat mund të hiqen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll