Sport

Brahim Diaz, ‘rrufeja’ e Marokut: numrat e frikshëm janë edhe një mesazh për Realin…

Brahim Diaz duket e ka gjetur veten me Marokun. Ditën e fundit, ndaj Lesotos, në fitoren e bujshme 7-0, ish-mesfushori sulmues i Milanit shënoi një ‘hat-trick’, i pari në karrierën e tij.

19 Nëntor 2024, 17:26 Nga DOSJA

Brahim Diaz, ‘rrufeja’ e Marokut: numrat e frikshëm janë

SPANJE - Shtatë gola dhe 2 asistime në 8 ndeshjet e tij të para. Ky është kartoni i Brahim Diaz  për Marokun, i cili me siguri do të ketë fërkuar sytë dhe duart me një ‘krisje’ të kësaj përmase.

Dhe nga ky këndvështrim, mesfushori sulmues i Real Madridit sigurisht që bëri zgjedhjen më të mire, pasi nuk ishte i kënaqur me kohën e kufizuar të lojës që do të kishte gjetur në kombëtaren spanjole, duke u bërë shpejt shtylla e re e “Luanëve të Atlasit”.

Rruga e padiskutueshme…
Një hakmarrje edhe për hapësirën e vogël, deri tani, të gjetur te një Real Madrid plot yje: vetëm 254 minuta në të gjitha garat. Një talent i tretur, mund të mendohet, por priza që Brahim Diaz i gjeti vetes ishte pikërisht me Marokun. Ditën e fundit, ndaj Lesotos, të cilin e mundi me një rezultat të bujshëm 7-0, spikati ‘hat-trick’-un nga ish-mesfushori sulmues i Milanit. Hera e parë në karrierën e tij.

Pritet shfaqja në Kupën e Kombeve të Afrikës
Pas një ore lojë, Brahim Diaz, heroi i ditës u largua nga fusha, me duartrokitje dhe komplimente nga bashkëlojtarët e tij dhe trajneri Walid Regragui. ishte ky një rezultat, që i lejon “Luanët e Atlasit” të ngjiten në 18 pikë në 6 ndeshje, me karburant të plotë nga fitoret në grupin e tyre kualifikues.

Dhe tani kombëtarja marokene po merr rolin e favoritit, në funksion të Kupës së Kombeve të Afrikës 2025, veçanërisht me Brahim Diaz me një format të pandalshëm, me shifra të frikshme, si për të thënë: “Jam edhe unë këtu Real Madrid”!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll