Sport

Real Madridi njofton: operacion i suksesshëm për Militao: braziliani do ta shohë sërish fushën vetëm pas 7 muajsh...

Mbrojtësi tashmë i ka dhënë lamtumirën sezonit aktual dhe po flitet për një rikthim në fushë të brazilianit mes 7 dhe 9 muajsh.

19 Nëntor 2024, 17:00 Nga DOSJA

Real Madridi njofton: operacion i suksesshëm për Militao: braziliani

SPANJE - Eder Militao e kaloi me sukses operacionin. Mbrojtësi brazilian i Real Madridit iu nënshtrua një operacioni për një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë, praktikisht 15 muaj pas rikuperimit nga dëmtimi i gjurit tjetër.

Ky i fundit ishte një dëmtim i rëndë, të cilin e pësoi në minutën e 27-të të ndeshjes ndaj Osasuna-s, duke e bërë të rrëzohet përtokë i dëshpëruar dhe me lot në fytyrë.

Deklarata zyrtare

"Lojtari ynë Eder Militão iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm sot për një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të djathtë. Operacioni u krye nga Dr. Manuel Leyes, nën mbikëqyrjen e shërbimeve mjekësore të Real Madridit.

Militão do të fillojë procesin e rikuperimit të tij në ditëve në vijim”,- ka njoftuar Real Madridi në portalin zyrtar dhe në rrjetet e tij sociale.

Plani i rikuperimit

Në shënimin zyrtar të Real Madrid thuhet qartë, se “Militao do të fillojë procesin e rikuperimit në ditët në vijim”. Megjithatë, dëmtimi ndodhi. Lojtari tashmë i ka dhënë lamtumirën sezonit aktual dhe po flitet për një rikthim në fushë mes 7 dhe 9 muajsh. Ndryshe nga dëmtimi i tij i parë, këtë herë janë përfshirë edhe meniskët, ndaj edhe koha e rikuperimit mund të jetë edhe më e gjatë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll