Aktualitet

Pensionistët në protestën e opozitës para Parlamentit: Të rriten pensionet me 20%!

Sikurse kanë vepruar edhe në protestat e tyre të mbajtura para disa ditësh përpara kryeministrisë, pensionistët edhe sot kanë kërkuar rritjen e pensioneve të tyre. Me pankarta në duar, ata kërkojnë nga qeveria rritjen e pensioneve me 20%. 

19 Nëntor 2024, 18:12 Nga ZH.LL
Pensionistët në protestën e opozitës para Parlamentit:
pensionistet

TIRANË- Opozita po proteston këtë të martë përpara Parlamentit të Shqipërisë. Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar më herët, ata u mblodhën sot për të kundërshtuar miratimin e buxhtetit për vitin 2025. Protestës së sotme, i janë bashkuar edhe pensionistët të cilët ndihen të nënvlerësuar nga qeveria dhe buxheti i parashikuar.

Sikurse kanë vepruar edhe në protestat e tyre të mbajtura para disa ditësh përpara kryeministrisë, pensionistët edhe sot kanë kërkuar rritjen e pensioneve të tyre. Me pankarta në duar, ata kërkojnë nga qeveria rritjen e pensioneve me 20%. 

Opozita e ka kundështuar buxhetin 2025 edhe gjatë seancave plenare, teksa e kanë konsideruar buxhet antisocial, që nuk i shërben as pensionistëve. Prandaj, opozita sot shprehet se ndodhet aty edhe në një formë ndërgjegjësimi me pensionistët.

 

protesta e opozites para parlamentit pensionistet

Sondazh

Poll