Politike

Opozita kërkon një minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit/ Spiropali kundërshton, Noka: Heshtni, a thua se nuk ka ndodhur gjë në këtë vend!

Kryetarja e Kuvendit e refuzoi kërkesën me argumentin se nuk ishin në sallë të gjithë deputetët. Ajo shtoi se duke qenë se deputetët nuk ishin të gjithë në sallë do të ishte mungesë respekti ndaj viktimës dhe familjes së tij.

19 Nëntor 2024, 12:36 Nga N.F

Opozita kërkon një minutë heshtje për vrasjen e

Kuvend

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar gjatë seancës së sotme të mbahet një minutë heshtje në ndër të 14-vjeçarit, Martin Cani i cili mbeti i vrarë pasi u plagos me thujë. Deputetët e opozitës i kërkuan kryeparlamentares, Elisa Spiropali të mbajnë një minutë heshtje por kërkesa e tyre u refuzua nga ajo.

Kryetarja e Kuvendit e refuzoi kërkesën me argumentin se nuk ishin në sallë të gjithë deputetët. Ajo shtoi se duke qenë se deputetët nuk ishin të gjithë në sallë do të ishte mungesë respekti ndaj viktimës dhe familjes së tij.

Spiropali më tej theksoi që vrasja e të riut mos të përdoret për politikën e ditës dhe të gjejnë një kohë kur të të jenë të gjithë deputetët për të mbajtur një minutë heshtje. Kjo përgjigje e Spiropalit acaroi deputetin Flamur Noka i cili u shpreh që të heshtnin siku nuk ka ndodhur asnjë në këtë vend.

Debati:

Dogjani: I propozoj Kuvendit të mbajmë një minutë heshtje në respekt të prindërve të familjarëve, nxënësve, mësuesve dhe fëmijëve të Shqipërisë.

Spiropali: Kjo është një ngjarje tragjike, duket të bisedojmë dhe të vendoset në një kohë të përshtatshme.. Këtu nuk janë deputetët dhe do ishte mungesë respekti për viktimën dhe familjen e tij. Të mos e përdorim për politikë të ditës. Duhet të gjejmë një kohë kur të jenë të gjithë deputetët. I bëjmë thirrje deputetëve të jenë në sallë.


Noka: Ka 24 orë që gjithë opinioni publik është i shokuar dhe ju të gjithë, duke filluar të gjithë ministrat që nga ai hajduti bashkisë, ajo që kishte burrin bandit, heshtni, a thua se nuk ka ndodhur gjë në këtë vend.

vrasja e martin cani elisa spiropali

Sondazh

Poll