Politike

Berisha kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë, mbahet sot seanca në Gjykatën Kushtetuese

Lideri i opozitës ndodhet në arrest shtëpie që prej datës 30 dhjetor 2023.

19 Nëntor 2024, 10:03 Nga r.ll
Berisha kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë, mbahet sot
sali berisha

TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatë Kushtetuese do të mbahet seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut të PD-së, Sali Berisha për shfuqizimin e masës së sigurisë "arrest në shtëpi". 

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”,”- thuhet në kërkesën e Sali Berishës.

Lideri i opozitës ndodhet në arrest shtëpie që prej datës 30 dhjetor 2023. Berisha është marrë i pandehur lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ai akuzohet për veprën penale "korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim".

sali berisha gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll