Politike

Votimi i projekt-buxhetit 2025/ Kuvendi vijon sot seancën plenare, opozita në protestë

 Pas seancës së djeshme e cila zgjati për më shumë se 10 orë ku u diskutua projektbuxheti për vitin 2025 sot pritet që ky buxhet të votohet. Diskutimet në Kuvend për buxhetin ditën e djeshme sollën debate të ashpëra, ndërkohë që fokusi më i madh ishin pensionistët. 

19 Nëntor 2024, 08:47 Nga N.F
Votimi i projekt-buxhetit 2025/ Kuvendi vijon sot seancën plenare, opozita
Kuvend

TIRANË- Ditën e sotme në Kuvend vijon seanca maratonë dy ditore për buzhetin 2025. Pas seancës së djeshme e cila zgjati për më shumë se 10 orë ku u diskutua projektbuxheti për vitin 2025 sot pritet që ky buxhet të votohet. Diskutimet në Kuvend për buxhetin ditën e djeshme sollën debate të ashpëra, ndërkohë që fokusi më i madh ishin pensionistët. 

Ky buxhet do të përdoret kryesisht për vijimin e reformave, dhe financimin e kantiereve të hapura aktualisht, ndërsa nuk parashikohet rritje pagash dhe nuk ka fond të paracaktuar për rritje pensionesh gjatë vitit 2025.  Opozita do të jetë e pranishme lidhur me diskutimet në Kuvend, ndërsa ka lajmëruar po ashtu se ditën e sotme gjatë votimit të buxhetit prej 8 miliardë eurosh do të zhvillojë protestë kundër miratimit. Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të pengojnë miratimin e këtij akti, që e quan “buxheti i vjedhjeve”.

seanca plenare 19 nentor 2024 buxheti 2025

Sondazh

Poll