Politike

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Sula-mazhorancës: Banda juaj në Shkodër ekzekutoi 4 qytetarë! Sot derdhni lot krokodili sikur jeni të dhimbshëm

Gjatë debatiti për vrasjen e 14-vjeçari, Martin Cani, Sula i rikujtoi mazhorancës masakrën me 4 të vrarë në Shkodër. Sula shtoi duke pyetur a u kujtua ndokush të ngushëllojë ata të dy që lanë fëmijët pas ndërsa theksoi se mazhoranca derdh lot krokodili sikur janë të dhimbshëm.

19 Nëntor 2024, 11:09 Nga N.F
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Sula-mazhorancës: Banda
Sula

TIRANË- Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme në Kuvend. Gjatë debatiti për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, Sula i rikujtoi mazhorancës masakrën me 4 të vrarë në Shkodër. Sula shtoi duke pyetur a u kujtua ndokush të ngushëllojë ata të dy që lanë fëmijët pas ndërsa theksoi se mazhoranca derdh lot krokodili sikur janë të dhimbshëm.

"Hipokrizia juaj nuk ka fund, a vranë 4 qytetarë nga banda juaj në Shkodër, po i lëmë dy meqë qenkan njerëz që kanë problem me ligjin, po ata dy që lanë fëmijët mbrapa. U kujtua ndonjëri ju ti bëjë ngushëllim dhe derdhini lot krokodili sot sikur jeni të dhimbshëm”, tha Sula.

dashnor sula kuvend ps

Sondazh

Poll