19 Nëntor 2024, 11:50
Nga r.ll
foto e postuar nga berisha: Martin Cani
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit pranë shkollës "Fan Noli" në kryqytet.
Berisha i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes dhe shokëve të Martin Canit, ndërsa shkruan se një yll u shua në derë të shkollës. Ai shprehet se sherri që kishte një javë që vazhdonte mes të rinjve përfundoi me ekzekutimin publik të Martinit.
Kryedemokrati ka bërë fajtor qeverinë, ndërsa shton se pas aktit kriminal të fundit në vendngjarje erdhën ambulanca dhe forcat e policisë. Berisha dënon me forcë aktin e rëndë dhe autorët e tij, që i morën jetën nxënësit 14-vjeçar, Martin Cani si dhe sipas tij, dorëzimin e rendit në duart e krimit nga narkoshteti i Edi Ramës.
POSTIMI I BERISHËS:
Një yll u shua!
Nxënësit Martin Cani, 14-vjeç, sportist i talentuar, i morën dje jetën tek dera e shkollës. Ngushëllimet më të ndjera familjes, shokëve, miqve, ekipit të 14-vjeçarit, Martin Cani, që i morën jetën me një mori thikash në trupin e tij të njomë, në derë të shkollës.
Ngjarje e dhimbshme, tronditëse për familjen, shkollën, ekipin, qytetin dhe mbarë shoqërinë. Çdo nxënës, çdo prind, çdo qytetar ndjehet fortë i lënduar dhe i pakësuar nga vrasja e Martinit me çantën e shkollës mbi supe. Dora vrastare në narkoshtet ka licencë të vrasë kudo.
Shkolla, që pas familjes duhet të jetë vendi i dytë më i sigurt për fëmijët tanë, u kthye në pusi për Martinin bash në sytë e bashkëmoshatarëve, mësuesve, oficerit të policise që paguhet për siguri të lartë. Sherrnaja thuaj një javore, midis të rinjve përfundoi me ekzekutimin publik të Martinit.
Pas aktit kriminal të fundit në vendngjarje erdhën ambulanca dhe forcat e policisë, por shumë vonë, atëherë kur aty para tyre kishin mbërritur kamerat e televizioneve. Megjithatë, ministri i krimit që paguan oficer policie për sigurinë e çdo shkolle, rrahu gjoksin me “Smart City”, kurse Korba e Kovidit në krye të Ministrisë së Arsimit lau duart me një breshëri akuzash ndaj të tjerëve.
Ky eshte shteti i krimit! Edhe njëherë, ngushëllimet më të ndjera familjes. Dënoj me forcën me të madhe aktin makabër dhe autorët e tij, që i morën jetën nxënësit 14-vjeçar, Martin Cani si dhe dorëzimin e rendit në duart e krimit nga narkoshteti i Edi Ramës.

sali berisha martin cani
Politike
19 Nëntor 2024, 11:09
N.F
Sula
TIRANË- Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme në Kuvend. Gjatë debatiti p&...
Politike
19 Nëntor 2024, 10:59
r.ll
zhupa, balla
TIRANË- Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë është bërë temë debati mes deputetes demokrate, Ina...
Politike
19 Nëntor 2024, 10:30
r.ll
ina zhupa
TIRANË- Ka nisur seanca maratonë në Kuvend lidhur me diskutimet e projektbuxhetit 2025, ndërsa pas disa orësh pritet vot...
Politike
19 Nëntor 2024, 10:11
r.ll
kryemadhi, meta
TIRANË- Ditën e sotme në Apelin e GJKKO do të mbahet seanca e shqyrtimit të ankimit të kreut të PL-...
Politike
19 Nëntor 2024, 10:03
r.ll
sali berisha
TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatë Kushtetuese do të mbahet seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut të...
Politike
19 Nëntor 2024, 08:47
N.F
Kuvend
TIRANË- Ditën e sotme në Kuvend vijon seanca maratonë dy ditore për buzhetin 2025. Pas seancës së djesh...
Politike
19 Nëntor 2024, 07:20
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Mallkimi për të qenë të varfra po ndjek bashkitë e vogla të Veriut, të cilat po vuajnë...
Politike
19 Nëntor 2024, 07:17
N.F
Bashkia Tirane
TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e radhës pritet të shqyrtojë për miratim kontrat&eu...
Politike
18 Nëntor 2024, 22:51
I.A
Incidenti
TIRANË- Një takim elektoral i deputetit Agron Shehaj në Tiranë nuk ka kaluar pa incidente. Teksa Shehaj po fliste në...
Politike
18 Nëntor 2024, 22:20
I.A
Kuvendi
TIRANË- Pas më shumë se 10 orësh seancë plenare ditën e sotme është mbyllur rreth orës 10 e 20. N...