19 Nëntor 2024, 10:59
Nga r.ll
zhupa, balla
TIRANË- Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë është bërë temë debati mes deputetes demokrate, Ina Zhupa dhe ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Zhupa e shfrytëzoi fjalën e saj në Kuvend për të kërkuar një minutë heshtje për vdekjen e Martin Canit, ndërsa akuzoi qeverinë dhe tha se është për të ardhur keq që duhet të kthejnë kokën nga arsimi dhe edukimi kur ndodh një ngjarje e tillë.
Pas deputetes mori fjalën ministri, i cili tha se opozita është duke e përdorur vdekjen e të miturit pranë shkollës "Fan Noli", për debat poltik. Ai komentoi edhe krahasimin e opozitës që qeveria është duke i trajtuar shqiptarët si Serbia Kosovën, ku i cilësoi këto deklarata si një turp.
Ndërkohë, Zhupa iu përgjigj duke i thënë se i qëndron krahasimit të bërë më herët."Ju keni përdhunuar dinjitetin e shqiptarëve ju s’keni pas mundësi me dalë me armë, se po të kishit mundësi na shfarosnit, na quani mbeturina, nxisni urrejtjen më shumë se çdo njeri tjetër.", tha Zhupa ndër të tjera.
DEBATI:
Taulant Balla: Humbja e jetës së atij nxënësi dhe atij djali të ri na ka prekur të gjithë. Është një përgjegjësi që na takon të gjithëve dhe bëhet me e madhe kur ngjarje kaq të rënda keqpërdoren për debat politike. Kanë 30 vite që përdoren, ti nuk kishte lindur kur ngjarje të tilla përdoren për politike zonja Zhupa. Ne kemi përgjegjësi për modelin që japim. Unë e kam bindje që na duhet një qasje tjetër sa i përket garantimit të perimetrit të sigurisë në shkolla, luftës kundër përdorimit të lëndëve narkotike dhe keqpërdorimit të rrjeteve sociale. E dashur kolege sot duhet të bëhemi bashkë për të kaluar ato propozime për sigurinë në shkolla, na duhet ti dyfishojmë ndëshkimet penale ndaj atyre që shesin dhe shpërndajnë lëndë nartoktike në shkolla. Unë kisha detyrën që të raportoja për numrin e lartë të personave që shesin lëndë narkotike në shkolla dhe ju ishit kundër. Kjo ngjarje dihet që të na bëjë me përgjegjësi 5të gjithëve dhe e ftoj opozitën të thotë ne jemi gati të mbështesim të gjitha masat drastike dhe ligjore. Jeni të ftuar në komisionin e ligjeve dhe të ashpërsojmë dënimet penale që lidhen e një qasje të re të garantimit të sigurisë në shkolla. Unë kam djalin sa ishte Martini, nuk bëhet politik me vdekjen
Ke bërë një krahasim që kjo qeveri po sillet me shqiptarët si Serbia me Kosovën, po turp nuk keni. Po si nuk keni turp që krahasoni ato mijëra vrasje përdhunime, 20 mijë vajza dhe gra janë përdhunuar nga serbët dhe ju pa pikë turpi thoni që ne po sillemi si serbia në kosovë. Kjo është e rëndë historia na gjykon për çdo fjalë që themi në këtë sallë. Kishtei varë dje një flamur të një shteti tjetër dhe kam kërkuar që të hiqet ai, por Shqipëria jonë do ta bëjë Shqipërinë atëntare të be dhe ne brenda 2030 do të jemi anëtarë të be, ju keni mundësinë që të behni pjesë e këtij rrugëtimi, por kjo qssje që keni ju kuindër vndit nuk ju bënë kurrë europian. Si keni humbur këtë qasje do të humbni edhe zgkjedhjet e majit 2025.
Ina Zhupa: Ju dëgjova me vëmendje se i thatë nuk duhet të bëjmë politikë dhe folët për natë në BE për Shqipëria 2030, politikë më të madhe dhe injorante se sa kjo nuk ka. Devijo, devijo por vdekje dhe tragjedia ngelet. Nëse mendoni se do na mbyllni gojën, kompleksioni dhe ne s’do flasim harroje. Nëse Balla na thotë se keni votuar kundër, gënjen opinionin publik, të na thotë në cilin sirtar e ka arkivuar Hoxha këtë paketën. Ti je prind dhe unë jam prind, ti e ke 14 unë e kam 5, besoj na dhemb të dyve njësoj, por nëse t’i mendon se nuk ka përgjegjësi ministria e arsimit, se nuk ka përgjegjësi policia e shtetit, ata mësues e ata drejtorë, dhe gjithë ne të bashkë dhe duhet të rrimë e të heshtim siç e nisi Klodi sikur këtu s’ka ndodh asgjë. Balla po i qëndroj krahasimit, se ju keni përdhunuar dinjitetin e shqiptarëve ju s’keni pas mundësi me dalë me armë, se po të kishit mundësi na shfarosnit, na quani mbeturina, nxisni urrejtjen më shumë se çdo njeri tjetër. Turpërohuni për atë që i keni bërë Shqipërisë në çdo sektor dhe ato vrasjet janë vrasje që kanë një motivim, këtë qeveri të papërgjegjshme që po vret çdo ditë shpresën e shqiptarëve.
ina zhupa taulant balla
Politike
19 Nëntor 2024, 10:30
r.ll
ina zhupa
TIRANË- Ka nisur seanca maratonë në Kuvend lidhur me diskutimet e projektbuxhetit 2025, ndërsa pas disa orësh pritet vot...
Politike
19 Nëntor 2024, 10:11
r.ll
kryemadhi, meta
TIRANË- Ditën e sotme në Apelin e GJKKO do të mbahet seanca e shqyrtimit të ankimit të kreut të PL-...
Politike
19 Nëntor 2024, 10:03
r.ll
sali berisha
TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatë Kushtetuese do të mbahet seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut të...
Politike
19 Nëntor 2024, 08:47
N.F
Kuvend
TIRANË- Ditën e sotme në Kuvend vijon seanca maratonë dy ditore për buzhetin 2025. Pas seancës së djesh...
Politike
19 Nëntor 2024, 07:20
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Mallkimi për të qenë të varfra po ndjek bashkitë e vogla të Veriut, të cilat po vuajnë...
Politike
19 Nëntor 2024, 07:17
N.F
Bashkia Tirane
TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e radhës pritet të shqyrtojë për miratim kontrat&eu...
Politike
18 Nëntor 2024, 22:51
I.A
Incidenti
TIRANË- Një takim elektoral i deputetit Agron Shehaj në Tiranë nuk ka kaluar pa incidente. Teksa Shehaj po fliste në...
Politike
18 Nëntor 2024, 22:20
I.A
Kuvendi
TIRANË- Pas më shumë se 10 orësh seancë plenare ditën e sotme është mbyllur rreth orës 10 e 20. N...
Politike
18 Nëntor 2024, 21:57
E. D
Ermal Mulosmani
KOSOVË- Gazatari Ermal Mulosmani ka kritikuar arsyetimin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili,...
Politike
18 Nëntor 2024, 21:58
I.A
Faton Peci
KOSOVË- Ministria e Bujqësisë në Kosovë ka ndarë dy grante prej nga 100 mijë eurosh secili për vëll...