Aktualitet

Humbi jetën tragjikisht, vendosen qirinj në vendin ku u plagos 14-vjeçari Martin Cani (FOTO)

Sot, në vendin ku u plagos i mituri janë vendosur qirinj dhe foto të viktimës.

19 Nëntor 2024, 09:38 Nga N.F
Humbi jetën tragjikisht, vendosen qirinj në vendin ku u plagos
Homazhet

TIRANË- Mëngjesin e sotmë janë kryer homazhe në nder të 14-vjeçarit, Martin Cani i cili humbi jetën ditën e djeshme pasi u plagos nga një bashkëmoshatar. Sot, në vendin ku u plagos i mituri janë vendosur qirinj dhe foto të viktimës.

Ngjrja e rëndë tronditi Tiranën dhe vendin ndërsa sot gjithashtu u raportua se autori i vrasjes është vënë në pranga. Pas një konflikti u plagosën 3 nxënës mes tyre edhe autori. Për shkak të plagëve të marra 14-vjeçari Cani nuk mundi të mbijetonte. 

Sherri ka nisur në pushim të gjatë, ku janë ndarë nga oficeri i shkollës dhe mësues, me pas pasi kanë përfunduar mësimin e kanë nisur sqarimin jashtë ambienteve të shkollës, ku degradoi nga grushte në përdorim të thikës. Dyshohet se autori i dyshuar ka thirrur shokë të shkollës tjetër për ndihmë, ku njëri prej tyre është edhe shoqëruesi i parë në komisariat. I gjithë sherri mes të rinjve dyshohet të ketë ardhur nga motivet e dobëta në rrjetet sociale, më pas në konfrontim fizik. 

vrasja e martin canit homazhe

Sondazh

Poll