Sport

BEFASI!... Skuadra Swindon Town po kalon një moment të keq, trajneri e gjen shkakun: "Aty ka një varrezë afër, nuk bëj shaka"

18 Nëntor 2024, 18:21 Nga DOSJA
BEFASI!... Skuadra Swindon Town po kalon një moment të keq, trajneri e

ANGLI - Trajneri i Swindon Town, Ian Holloway, pati një qasje kurioze kur u pyet, ditët e fundit, për situatën aktuale të skuadrës së tij, e cila zë vendin e 22-të në divizionin e 4-t anglez me vetëm tre fitore në 16 ndeshje.

Për trajnerin 61-vjeçar, kjo fazë e keqe, përveç dëmtimit të rëndë të kapitenit Ollie Clarke, mund të lidhet edhe me ndonjë mallkim.

"Jam plotësisht i shkatërruar, kështu që do të përpiqem të pastroj terrenin stërvitor, sepse njerëzit më thonë se është i mallkuar. Aty është një varrezë. Sinqerisht, as që po bëj shaka," tha Holloway, cituar nga BBC Sport.

Madje, kjo nuk është hera e parë që një trajner anglez merr masa ‘drastike’ për t’i dhënë fund një momenti të keq. Por Holloway garanton se nuk do të shkojë aq larg sa Barry Fry, i cili kur ishte në krye të Birminghamit, do të kishte urinuar në të katër cepat e fushës: “Nuk dua të bëj atë që bëri ai, por po ndodhin shumë gjëra të çuditshme...”, përfundoi Holloway.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll