Sport

E kualifikuar për në çerekfinale të Nations League, Holanda lë të lirë Van Dijk dhe De Jong për sfidën ndaj Bosnjës...

Trajneri i Holandës Ronald Koeman liroi Virgil Van Dijk dhe Frenkie De Jong për ndeshjen e fundit në Nations League të martën kundër Bosnje-Hercegovinës.

18 Nëntor 2024, 17:19 Nga DOSJA

E kualifikuar për në çerekfinale të Nations League,

HOLANDE - Ndërsa Holanda tashmë është kualifikuar në çerekfinale të Nations League, pas suksesit të tyre të shtunën kundër Hungarisë (4-0), trajneri Ronald Koeman la të lirë Virgil Van Dijk dhe Frenkie De Jong, dy nga titullarët e tij, për ndeshjen e fundit të grupit, të martën kundër Bosnje-Hercegovinës.

"Për Frenkie dhe Virgil, gjëja më e mirë është që ata të largohen nga grumbullimi tani,- tha trajneri holandez. - Ky vendim është marrë për arsye mjekësore, me prioritet interesat e lojtarëve”. 

Të dytët në grupin 3 pas Gjermanisë, Portokallinjtë janë një nga kundërshtarët e mundshëm të Francës për çerekfinalen në mars 2025.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Nëntor 2024, 14:46

Osimhen, një objektiv imediat i Man.United

ANGLI - Manchester United i Ruben Amorimit po interesohet për Osimhen, një sulmues i cili është i huazuar te Galatasaray nga Napoli. Sipas ...