Sport

Testi i ADN-së e ‘gozhdon’ ish-kampionin e botës, Marcel Desailly: ai është babai i një vajze 10-vjeçare të mohuar…

Sipas disa dëshmive, vogëlushja e ka quajtur Marcel Desailly-n përherë “babi”. Sa i përket njohjes zyrtare të atësisë, seanca do të bëhet më 10 dhjetor: kërkesat e gruas janë 5.000 euro në muaj për ushqim dhe mbiemri Desailly për vogëlushen.

18 Nëntor 2024, 15:40 Nga DOSJA
Testi i ADN-së e ‘gozhdon’ ish-kampionin e botës, Marcel

FRANCE - Marcel Desailly është njohur si babai biologjik i një vajze 10-vjeçare. Siç raportohet nga Le Parisien, kampioni i botës i vitit 1998 duhej t'i nënshtrohej një testi të atësisë, të urdhëruar nga gjykatat marsin e kaluar. Rezultati nuk lë vend për dyshim: “Probabiliteti i atësisë është më i madh se 99,99999%”.

Viktoria, ky është emri i vogëlushes, ka lindur nga marrëdhënia që ish-mesfushori i Milanit kishte me Cosma, një grua braziliane me të cilën punonte për disa vite; Desailly dhe Cosma shijuan një histori të gjatë dashurie dhe jetuan së bashku kur ish-lojtari ishte ende i martuar me gruan e tij të parë dhe nënën e katër fëmijëve të tij.

Victoria ka lindur në mars 2014, në një kohë kur Desailly nuk ishte në Francë. Kur u kthye, ai nuk e kishte njohur vajzën e vogël: "Ne jetonim prej vitesh së bashku, në të njëjtin apartament. Privatisht Marseli nuk e kishte mohuar kurrë atësinë",- i është shprehur gazetës Cosma.

Sipas disa dëshmive, vogëlushja e ka quajtur Marcel Desailly-n përherë “babi”. Sa i përket njohjes zyrtare të atësisë, seanca do të bëhet më 10 dhjetor: kërkesat e gruas janë 5.000 euro në muaj për ushqim dhe mbiemri Desailly për vogëlushen.

Në vitin 2014 Desailly refuzoi t'i nënshtrohej një testi të atësisë të urdhëruar nga gjykata e Toulon: u vërtetua se ai ishte babai i Aïda-s, tani 23 vjeç dhe e lindur jashtë martese.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Nëntor 2024, 14:46

Osimhen, një objektiv imediat i Man.United

ANGLI - Manchester United i Ruben Amorimit po interesohet për Osimhen, një sulmues i cili është i huazuar te Galatasaray nga Napoli. Sipas ...