Sport

Luka Modric: “Do të jetë edhe më e vështirë të përballesh me Portugalinë pa Ronaldon”

Kapiteni madrilen shpreson që Kroacia të bëjë një ndeshje të shkëlqyer për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të Nations League.

18 Nëntor 2024, 17:13 Nga DOSJA
Luka Modric: “Do të jetë edhe më e vështirë

KROACI - Luka Modric, i pranishëm në një konferencë për shtyp në prag të përballjes kundër Portugalisë, e cila udhëton në Split pa Cristiano Ronaldon, beson se luzitanët do të jenë të rrezikshëm edhe pa yllin e tyre.

Luka Modric, kapiteni i Kroacisë, para pritjes së Portugalisë këtë të hënë (20:45) për ditën e 6-të të Nations League: “Nuk do të jetë më e thjeshtë sepse mungon Ronaldo. Portugalia ka lojtarë të klasit të lartë, të cilët luajnë në klubet më të mëdha.

Mund të jetë edhe më e vështirë, sepse lojtarët që kanë më pak kohë do të duan të dëshmojnë. Duhet të kujdesemi për veten, të luajmë sa më mirë. Ne duam të marrim një rezultat të mirë për të kaluar pa u varur nga ndeshja me Poloninë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Nëntor 2024, 14:46

Osimhen, një objektiv imediat i Man.United

ANGLI - Manchester United i Ruben Amorimit po interesohet për Osimhen, një sulmues i cili është i huazuar te Galatasaray nga Napoli. Sipas ...