Sport

Bentancur pezullohet 7 ndeshje dhe do të paguajë 119 mijë euro për komentet raciste!

Futbollisti uruguajan, me “shaka” ka fyer shokut e tij të skuadrës Heung-min Son

18 Nëntor 2024, 18:08 Nga DOSJA

Bentancur pezullohet 7 ndeshje dhe do të paguajë 119 mijë euro

ANGLI - Federata e Futbollit (FA), që menaxhon futbollin në Angli, zyrtarizoi këtë të hënë pezullimin me 7 ndeshje për Rodrigo Bentancur, lojtarin e Tottenhamit, i cili në qershor të këtij viti bëri një koment racist, me një ton shakaje ndaj shokut të tij të ekipit, koreanit Heung-min Son. Uruguajani do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej 119 mijë eurosh.

"U pretendua se mesfushori i Tottenham ka shkelur rregullin E3.1 të FA, duke vepruar në mënyrë të papërshtatshme dhe/ose duke përdorur fjalë fyese, duke prekur në reputacion.

Më tej u pretendua se kjo përbënte një 'shkelje të rëndë', e cila është përcaktuar në rregullin E3.2 të FA, pasi përfshin një reference, të shprehur ose të nënkuptuar, për kombësinë dhe/ose racën dhe/ose origjinën etnike”,- mund të lexohet në deklaratën e FA, ku thuhet gjithashtu, se Bentancur u përpoq të mohonte akuzat.

Kujtojmë që polemika shpërtheu kur Bentancur u sfidua për të zgjedhur fanelën e një lojtari të Tottenhamit dhe pasi zgjodhi atë të Son, tha se mund të ishte edhe ajo e një kushëriri të koreano-jugorit, pasi “ata janë pak a shumë, të gjithë njësoj".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Nëntor 2024, 14:46

Osimhen, një objektiv imediat i Man.United

ANGLI - Manchester United i Ruben Amorimit po interesohet për Osimhen, një sulmues i cili është i huazuar te Galatasaray nga Napoli. Sipas ...