Aktualitet

DETAJE/ Humbi jetën sot pas sherrit me bashkëmosharët e tij, 14-vjeçari merrej me sport, luante futboll për Dinamo U-15

Sherri mes adoleshentëve, ku ishin 5 të përfshirë, 3 prej të cilëve dyshohen si autorët kryesorë të ngjarjes së rëndë, ndodhi mesditën e sotme në Tiranë, pranë shkollës “Fan Noli”.

18 Nëntor 2024, 17:51 Nga ZH.LL
DETAJE/ Humbi jetën sot pas sherrit me bashkëmosharët e tij,
foto ilustruese

TIRANË-  Detaje të reja dalin nga ngjarja tronditëse në kryeqytet, teksa mësohet se 14-vjeçari që humbi jetën sot pas sherrit me bashkëmoshatarët e tij, merrej me sport. 14-vjeçari, tashmë i identifikuar si Martin Cani luante futboll me moshat e vogla për Dinamo U-15.

Sherri mes adoleshentëve, ku ishin 5 të përfshirë, 3 prej të cilëve dyshohen si autorët kryesorë të ngjarjes së rëndë, ndodhi mesditën e sotme në Tiranë, pranë shkollës “Fan Noli”. Nga konflikti mes tre 14-vjeçarëve, që ka agravuar në përdorimin e thikës, ndërroi jetë Martin Cani pasi kishte marrë një goditje në zemër. Ndërsa një tjetër 14-vjeçar ndodhet në spital në gjendje stabël.

Policia bëri me dije se është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

 

tiran sherr adoleshentet vdes 14vjecari

Sondazh

Poll