Aktualitet

"Jemi thellësisht të tronditur!" Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës "Fan Noli", ministria e Arsimit: Institucionet ligjzbatuese të zbardhin rrethanat

Në reagim kërkohet që institucionet ligjzbatuese të kryejnë zbardhjen e menjëhershme të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje.

18 Nëntor 2024, 17:10 Nga M.B

"Jemi thellësisht të tronditur!" Vrasja e 14-vjeçarit

TIRANA- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e sotme në kryeqytet, ku një nxënës 14-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me thikë gjatë një konflikti pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shprehur ngushëllimet ndaj familjes së 14-vjeçarit. Ndërkohë, në reagim kërkohet që institucionet ligjzbatuese të kryejnë zbardhjen e menjëhershme të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Ministria shprehet se ka marrë në vazhdimësi, dhe është duke zbatuar masa konkrete për të garantuar që procesi i mësimdhënies, në të gjitha shkollat e Shqipërisë, të kryhet në mënyrë sa më të sigurt, të rregullt e me standarde. Gjithashtu ministria e Arsimit dhe Sportit ka apeluar për rëndësinë e rolit aktiv të gjitha palëve, prindër, mësues, punonjës të policisë së shtetit, institucione arsimore por edhe komuniteti, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

Reagimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit:

Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike e ndodhur sot në rrugën “Qemal Stafa”, Tiranë, ku një konflikt mes tre të miturve çoi në humbjen e jetës së njërit prej tyre, nxënës i shkollës “Fan Noli”.

Ngushëllimet tona më të sinqerta i shkojnë familjes së nxënësit që humbi jetën, ndërsa urojmë shërim të shpejtë për nxënësin tjetër. Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga institucionet ligjzbatuese që të kryejnë zbardhjen e menjëhershme të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Siguria në shkolla dhe jashtë tyre ka qenë dhe do të mbetet një prioritet absolut, i bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Ministrisë së Arsimit, Pushteti Vendor, komunitetit dhe të gjithë shoqërisë.
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka marrë në vazhdimësi, dhe është duke zbatuar masa konkrete për të garantuar që procesi i mësimdhënies, në të gjitha shkollat e Shqipërisë, të kryhet në mënyrë sa më të sigurt, të rregullt e me standarte.

Ndërkohë që Ministria e Arsimit dhe Sportit është maksimalisht e angazhuar për të siguruar mjedise sa më të sigurta për zhvillimin normal të mësimit në të gjithë Shqipërinë, mbetet gjithmonë thelbësor roli sa më aktiv i të gjitha palëve, prindër, mësues, punonjës të policisë së shtetit, institucione arsimore por edhe komuniteti, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

vrasja e 14-vjecarit ne tirane

Sondazh

Poll