Aktualitet

I akuzuar për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim ish-kreun e IMT në Elbasan, Andri Mehja

Andri Mehja, ish-kreu i IKM në Elbasan, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

18 Nëntor 2024, 15:11 Nga ZH.LL
I akuzuar për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim ish-kreun e IMT
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e Andri Mehja, i akuzuar për korrupsion pasiv. Andri Mehja, ish-kreu i IKM në Elbasan, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas hetimeve të prokurorisë, i pandehuri Andri Mehja është kapur duke shfrytëzuar detyrën e tij, teksa ka marrë prej personit V. N., një përfitim të parregullt financiar prej 250,000 lekësh, në këmbim të uljes së masës administrative nga 1,750,000 lekë në 500,000 lekë.

Njoftimi i SPAK:

SPAK dërgon për gjykim ish-Kryeinspektorin e Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan për korrupsion pasiv. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim ndaj të pandehurit Andri Mehja, ish-kryeinspektor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Hetimet për procedimin penal nr. 92 të vitit 2024 kanë zbuluar se më 15 prill 2024, brenda së njëjtës ditë, i pandehuri ka firmosur dy vendime administrative:

Vendimi nr. 12, për prishjen e një objekti të kundërligjshëm të kundravajtësit V.N., – një tendë me konstruksion metalik dhe mbulesë sanduiç – në fshatin “Katund i Ri”, njësia administrative Bradashesh.

Vendimi nr. 13, për dënimin me gjobë ndaj të njëjtit kundravajtës, në vlerën e 500,000 lekëve.

Më pas, sipas hetimeve, i pandehuri Andri Mehja, duke shfrytëzuar detyrën e tij ka kërkuar dhe marrë prej shtetasit V.N. një përfitim të parregullt financiar prej 250,000 lekësh, në këmbim të uljes së masës administrative nga 1,750,000 lekë në 500,000 lekë.

 

andri mehja imt elbasan gjkko

Sondazh

Poll