Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Konflikti dyshohet se nisi në rrjetet sociale

Bëhet me dije se viktima nuk ishte nga shkolla “Fan Noli”, ndërsa më parë policia njoftoi se njëri prej autorëve të dyshuar është shoqëruar nga në komisariat.

18 Nëntor 2024, 15:48 Nga M.B
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Konflikti dyshohet se nisi
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku pas një sherri me thika ka ndërruar jetë një 14-vjeçar, dyshohet se gjithçka ka nisur nga për shkak të një përplasjeje në rrjetet sociale, ku janë përfshirë dy grupe adoleshentësh.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, me adoleshentët që janë përleshur pas përfundimit të mësimit.

Gjithashtu bëhet me dije se viktima nuk ishte nga shkolla “Fan Noli”. Më parë policia njoftoi se njëri prej autorëve të dyshuar është shoqëruar nga në komisariat.

 

vrasja e 14-vjecarit ne tirane

Sondazh

Poll