Aktualitet

"Krimi ndodhi për 90 sekonda!" Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, viktima dhe i plagosuri u sulmuan nga 3 bashkëmoshatarë, një i shoqëruar në komisariat

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur brenda 90 sekondave, ndërsa dy të miturit, njëri i plagosur tashmë në spital, janë sulmuar nga 3 persona, bashkëmoshatarë të tyre.

18 Nëntor 2024, 15:27 Nga M.B
"Krimi ndodhi për 90 sekonda!" Vrasja e 14-vjeçarit
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku një 14-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë në zemër. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur brenda 90 sekondave, ndërsa dy të miturit, njëri i plagosur tashmë në spital, janë sulmuar nga 3 persona, bashkëmoshatarë të tyre.

Sipas informacioneve, dy adoleshentët ishin bashkë dhe dyshohet se janë qëlluar nga tre 14-vjeçarë të tjerë teksa njëri prej autorëve të dyshuar është shoqëruar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

vrasja e 14-vjecarit ne tirane

Sondazh

Poll